Shëndetësi

pri162020

Covid-19. AIFA autorizon studimin mbi heparinën

Agjencia Italiane e Barnave ka aprovuar studimin mbi antikoagulantin heparinë si një kurë e mundshme eksperimentale kundër Covid-19, në raste të ndryshme të shoqëruara me trombozë pulmonare. Në studim janë përfshirë 14 qendra italiane dhe 300 pacientë. Bari ka ndezur shpresat dhe entuziazmin e shumë vetëve, por ende nuk ka prova të sigurta të efikasitetit dhe për këtë arsye, AIFA bën thirrje për kujdes.

Siguria dhe efikasiteti janë për t'u vlerësuar
Informacioni mbi përdorimin e heparinës në rastet e pneumonisë intersticiale ka ardhur nga spitali i Piaçencës dhe është kërkuar vlerësimi i përdorimit të tij eksperimental. Kjo ka qenë arsyeja e nisjes së studimit të AIFA-s, INHIXACOVID19, i cili do të testojë heparinën me peshë të ulët molekulare në trajtimin e pacientëve me kuadër klinik të moderuar ose të rëndë të Covid-19.
Eksperimentimi do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e antikoagulantit në përmirësimin e rrjedhës së sëmundjes. Studimi do të koordinohet nga Pierluigi Viale, drejtor i Njësisë së Sëmundjeve Infektive të Poliklinikës "Sant'Orsola-Malpighi": "Është e nevojshme të kemi prova të shpejta, prandaj, thotë ai, duhet të punojmë brenda eksperimenteve klinike, duke e shoqëruar intuitën tonë me ashpërsinë e nevojshme metodologjike".

Në janar, OBSH-ja rekomandoi parandalimin e tromboembolizmit venoz tek individët e infektuar duke përdorur heparinën subkutane dhe rezultatet e para vijnë gjithashtu nga studimet kineze. Premisë për përdorimin e heparinës është vëzhgimi se ndryshimet në koagulimin e gjakut dhe komplikimet trombotike luajnë një rol të rëndësishëm në pacientët me Covid-19. Një studim në këtë drejtim vjen nga Universiteti i Kaliarit: "Mendojmë se te këta pacientë ndodh trombozë pulmonare, shpjegon koordinatori Francesco Marongiu. Në fakt, mund të ndodhë që prania e virusit të ngjallë një reagim të fortë imunitar të aftë për të aktivizuar mpiksjen e gjakut". Qëllimi është që me përdorimin e antikoagulantit, të reduktohet rrethi vicioz "reagim imun-koagulim i gjakut", sepse nëse përgjigjja imune është e tepërt dhe rrjedhimisht, edhe aktivizimi i koagulimit, sëmundja është më serioze, deri në rezultatin fatal.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC