Shëndetësi

pri32020

Covid-19 në Shqipëri. BE-ja ndihmë 4 milionë euro për pajisje mjekësore

Epidemia e Covid-19 e ka gjetur të papërgatitur sistemin shëndetësor shqiptar. Në shërbimin infektiv ku aktualisht trajtohen 73 pacientë me Covid-19, në fillim kishte vetëm 4 aparate respirimi, ndërsa për katër javë, numri i tyre shkoi në 17. Por, për të përballuar këtë situatë, ato janë të pamjaftueshme.

Një ditë më parë arritën 5 aparatura respirimi të cilat i shkuan spitalit numër 2 për Covid-19, spitalit "Shefqet Ndroqi". Në këtë spital po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë, dy prej të cilëve janë me frymëmarrje të drejtuar.
Për të përballuar epideminë e Covid-19, e cila nuk dihet çfarë trendi do të ketë në Shqipëri, BE-ja ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh ndihmë për të blerë pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor.

Kjo ndihmë do të përdoret konkretisht për furnizimin e pajisjeve mjekësore, të tilla si ventilatorët mjekësorë, pajisjet e ICU-së, laboratorët, ambulancat automatike dhe mjetet e mbrojtjes së disponueshme për stafin e kujdesit shëndetësor, çka pritet të rrisë kapacitetet e sistemit shëndetësor për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë diagnostikuar 27 raste të reja pozitive me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga SARS-COV-2 në Shqipëri është 304 vetë, nga të cilët, 9 janë fëmijë.
Që nga 9 marsi kur u evidentua rasti i parë me Covid-19, kanë humbur jetën 16 vetë.

Më poshtë, grafikët rajonalë të ecurisë së sëmundjes.


Alma Demiraj




Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC