Shëndetësi

mar252020

Coronavirus. Nga favipiraviri tek antimalarikët. Si po ndryshon eksperimentimi me barnat

Eksperimentimi me barna për të luftuar coronavirusin është në zhvillim e sipër. Është vendosur në garë dhe Italia, e cila gjithashtu po përgatitet të testojë antiviralin Avigan, të zhvilluar në Japoni në vitin 1999 dhe të miratuar në vitin 2014 si armë kundër pandemive të gripit, ndërsa në Francë, Spitali Universitar i Marsejës ka vendosur të administrojë kombinimin e një antimalariku me një antibiotik, pas rezultateve pozitive në vetëm 20 pacientë. Ndërkohë, po punohet për një test të ri diagnostikues që kërkon antitrupa në gjak.

Duke folur për Aviganin (favipiravir), ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi se Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) "po zhvillon një program studimi dhe kërkimi për të vlerësuar ndikimin e barit në fazat e hershme të sëmundjes". Në vijë të parë është Veneto, ku guvernatori Luca Zaia tha se ishte gati për eksperimentin, natyrisht, me autorizimin e AIFA-s. vëmendja ndaj këtij medikamenti erdhi për shkak të hulumtimeve të kryera në Kinë mbi 80 pacientë me Covid-19, në 35 prej të cilëve ishte reduktuar zhvillimi i sëmundjes. Në Itali "ka shumë propozime për eksperimente, të gjitha të raportuara publikisht nga AIFA", tha presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS), Silvio Brusaferro.

Ndërkohë, Instituti Mesdhetar mbi Infeksionet në Universitetin e Marsejës (IHU) ka vendosur të administrojë drejtpërdrejt te pacientët një medikament antimalarik, hidroklorinë (analog i klorokinës), i kombinuar me antibiotikun azitromicinë, pra një medikament i aftë për të vrarë bakteret dhe jo viruset.

Një rrugë jo shumë etike është edhe ajo që i bëri Hollandën, Greqinë, Australinë dhe Gjermaninë të eksperimentojnë me një vaksinë kundër tuberkulozit: edhe një tjetër medikament antibakterial që përdoret si antiviral. Vaksina quhet Bacillus Calmette-Gue'rin (Bcg), e emëruar pas mikrobiologëve francezë Albert Calmette dhe Camille Gue'rin dhe bazohet në Mycobacterium bovis të zbutur, një i afërm i bakterit përgjegjës për tuberkulozin, Mycobacterium tuberculosis. Në shumë vende, ajo administrohet te fëmijët brenda vitit të parë të jetës dhe ka treguar se parandalon mesatarisht 60% të rasteve.
Vendimi për ta përdorur atë kundër coronavirusit buron nga efektet e vëzhguara në sistemin imunitar. Në pritje të gjetjes së barnave të synuara kundër SarsCoV2, programi "Solidaritet", i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përqendrohet gjithashtu në medikamente e vjetra, kur synon testimin e dy barnave anti-HIV (lopinavir dhe ritonavir), një antimalarik (hidroksikloroquine) dhe një anti-Ebola (remdesivir).

Ndërkohë, po punohet me teste të reja: ndërsa tamponi është një test i drejtpërdrejtë, i cili njeh sekuencën gjenetike të virusit dhe kështu identifikon subjektin ngjitës, ne po përgatitemi për një test indirekt, i cili kërkon antitrupa specifikë kundër SarsCoV2 në gjak.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC