Shëndetësi

shk42020

Krijohet Sindikata e Infermierëve. Sabri Skënderi: Do të mbrojmë të drejtat e tyre

Tashmë, edhe infermierët, do të kenë sindikatën e tyre. Ajo do të marrë përsipër të mbrojë të drejtat e tyre, do t'i mbështetë ata gjatë përballjes me vështirësitë që sjell profesioni dhe do t'i përkrahë në zgjidhjen e problematikave të mbartura ndër vite, nga njëra qeveri në tjetrën.
Sabri Skënderi, kryetar i sindikatës së sapokrijuar, i quan infermierët "ushtarë të pararojës së luftërave që kërcënojnë sot globin" dhe i drejton një kërkesë publike qeverisë, ministrisë së Shëndetësisë, politikë-bërësve, mjekëve, gjithë drejtuesve të sektorit shëndetësor, por në të njëjtën kohë edhe të gjithë qytetarëve: "Ktheheni vëmendjen tek ata, vlerësojini dhe trajnojini që t'i keni të përgatitur për çdo të papritur dhe sfidë globale".

Në intervistën e dhënë për "Telegraf", Skënderi thotë se shkak për ngritjen e sindikatës u bë edhe diskriminimi që u bëhet infermierëve në shumë institucione. Katër shtyllat në të cilat bazohet programi i sindikatës, janë:
- Grumbullimi i infermierëve, mbrojtja e tyre dhe kërkimi i kushteve të denja të punës sipas ligjit ekzistues.
- Ngritja e pagave të infermierëve, të cilat sot janë më të ulëtat në rajon, por edhe brenda vendit nga të gjitha profesionet.
- Siguria e shëndetit në punë. Infermierët përballen në mjediset e punës me infeksionet, sëmundjet, me rrezatimet, etj. dhe ligji ekzistues "Për sigurinë në punë", nuk zbatohet për ta.
- Mosdiskriminimi profesional i kësaj kategorie të kujdesit shëndetësor, nga mjekët, nga drejtuesit, nga administrata, por edhe nga politikë-bërësit dhe qeveritarët që as i dëgjojnë dhe interesohen për zgjidhjen e problemeve të tyre, duke i konsideruar si inferiorë.
 
Sipas zotit Skënderi, të gjitha këto kushte të vështira, i bëjnë infermierët të dëshirojnë dhe të ndërmarrin largimin nga vendi. Po sipas tij, nga qershori i vitit 2017 deri në fund të 2018-tës kanë ikur 960 infermierë, kurse vetëm për vitin 2019 janë larguar jashtë vendit 980 infermierë. Pra, trendi ka ardhur në rritje nga viti në vit. Deri tani, në rang vendi mund të keni ikur deri në 3 mijë infermierë për të punuar në vende të tjera, që nga viti 2015 kur ka filluar kjo lëvizje. Dhe siç shihet, është një trend në rritje e që po shtohet nga viti në vit. Prandaj, një nga qëllimet e sindikatës së re, do të jetë edhe angazhimi në zbutjen e këtij fenomeni, pikërisht duke luftuar fort për zgjidhjen e problematikave të kësaj kategorie.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC