Shëndetësi

shk42019

Epidemi gripi në Shqipëri. Humbin jetën 3 persona

tags: GRIP, Spital, ISHP

Shqipëria po shkon drejt epidemisë së gripit. Javën e fundit janë raportuar 19 mijë raste të prekura nga infeksionet respiratore në të gjithë vendin, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona, për dy prej të cilëve, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se kanë pasur shkak gripin. "Ndërkohë, një 37-vjeçar nga Gramshi i cili ka mbërritur në gjendje të rëndë në Spitalin "Shefqet Ndroqi", ka humbur jetën këtë të hënë, por ende nuk është konfirmuar nga ISHP-ja", thotë mjekja pneumologe Silvana Bala.

"Nga rastet që kanë humbur jetën, i pari ka qenë fumator e alkolist dhe ishte në një gjendje të rëndë imunitare. Prekja nga virusi i gripit, bëri që të kalonte në pneumoni të rëndë, çka çoi në humbjen e jetës. Ndërsa rasti tjetër, ka qenë një i moshuar që vuante dhe nga probleme kardiake", shprehet mjekja Bala, ndërkohë që pritet konfirmimi i ISHP-së për rastin nga Gramshi.

Në reanimacionin e këtij spitali ka disa pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Çdo ditë, në urgjencën e ish-Sanatoriumit paraqiten rreth 60 raste. Sipas mjekes pneumologe, i gjithë ekipi mjekësor është në gatishmëri për të përballuar këtë situatë të krijuar nga virusi AH1N1 dhe AH1N3. Mjekja pneumologe thotë se gripi nuk duhet neglizhuar, pasi mund të marrë jetë njerëzish, kryesisht të atyre që kanë edhe sëmundje të tjera, si: diabet, probleme kardiake, probleme me veshkat apo me mushkëritë.

Por, çfarë duhet të bëjmë kur prekemi nga virusi?
"Nëse prekemi nga virusi i gripit, duhet të qëndrojmë ngrohtë në shtëpi dhe të konsumojmë shumë lëngje. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, duhet të drejtohemi te mjeku, për të mos kaluar në pneumoni.
Më problematike paraqitet situata në spitalet e rretheve që nuk kanë bërë furnizimin me tamiflu dhe shpesh, rastet vijnë drejt Tiranës në gjendje shumë të rëndë.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC