Shëndetësi

nën162018

Ibuprofeni jep shpresa të efikasitetit kundër sëmundjes së Alzheimerit

"Sëmundja e Alzheimerit karakterizohet nga depozita të proteinës beta-amiloide (Aâ) në tru, që shndërrohen në vatra të inflamacionit. Neuronet janë shkatërruar nga ky proces inflamator dhe kjo shkakton deficite konjitive që përcaktojnë fillimin klinik të sëmundjes. Studimet epidemiologjike tregojnë se barnat antiinflamatore jo steroide (FANS) mund të reduktojnë procesin shkatërrues, nëse ato fillohen shumë kohë para se të zhvillohen shenjat klinike", thotë Patrick McGeer (Aurin Biotech Vankuver, Kanada), autor i një studimi të publikuar në "Journal of Alzheimer's Disease".

Studimet mbi bioshenjuesit tregojnë se procesi i sëmundjes fillon të paktën një dekadë para se të shfaqen deficitet konjitive dhe kjo shfaqje paraklinike hap, sipas studiuesve, një dritare mundësish për një trajtim parandalues që mund të përballet, duke nisur nga një test i thjeshtë diagnostikues. McGeer dhe ekipi i tij kanë zhvilluar në fakt testin e pështymës ELISA, i cili është në gjendje ta diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit dhe të parashikojë shfaqjen e saj në të ardhmen, në bazë të niveleve të variantit Aâ42 të proteinës beta-amiloide në pështymë.

Në analizën e tyre, kontrollet normale, jo në rrezik për sëmundjen e Alzheimerit, kanë nivele të Aâ42-shit rreth 20 pg/ml. Të sëmurët me Alzheimer kanë në fakt nivele sekretimi në intervalin 40-85 pg/ml dhe e njëjta gjë vihet re edhe tek individët e shëndetshëm, por të destinuar për të zhvilluar sëmundje. Një aplikim i gjerë i këtij testi për të zbuluar individë të tillë, ndjekur nga përdorimi i FANS-ave, mund të zvogëlojë ndjeshëm prevalencën e sëmundjes së Alzheimerit.

"Njerëzit në rrezik për zhvillim të sëmundjes së Alzheimerit shfaqin të njëjtat nivele të larta të Aâ42-shit sa ata që tashmë shfaqin simptoma dhe i kanë këto nivele të larta gjatë gjithë jetës së tyre, ndaj, në teori, ata mund të testohen në çdo kohë", thotë McGeer-i. "Duke ditur se sëmundja e Alzheimerit zakonisht bëhet e dukshme rreth moshës 65-vjeçare, ne rekomandojmë që njerëzit ta bëjnë këtë test dhjetë vjet më parë, në moshën 55-vjeçare dhe, në qoftë se shfaqin nivele të larta, të fillojnë të marrin ibuprofen."

 

J Alzheimers Dis. 2018. doi: 10.3233/JAD-170706
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29103042


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC