Shëndetësi

kor92018

Çfarë lidhjeje ekziston mes barnave kundër dhimbjes dhe rrezikut për abort spontan?

Përdorimi i barnave antiinflamatore jo steroide (FANS) në periudhën pranë konceptimit, shton në mënyrë të dukshme rrezikun e abortit gjatë tetë javëve të para të shtatzënisë.

"FANS-at përdoren për të lehtësuar dhimbjen e për të reduktuar inflamacionin dhe kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të prostaglandinës. Tani e dimë se duhet të jetë e pranishme një sasi e mjaftueshme prostaglandine për suksesin e implantit embrional. Kështu, sasia e reduktuar e prostaglandinës për shkak të përdorimit të FANS-ave gjatë periudhës së konceptimit mund t'i shkaktojë vështirësi implantit të embrionit dhe të çojë drejt një aborti spontan", thotë De-Kun Li (Instituti i Kërkimit i Fondacionit Kaiser, Oakland), që ka udhëhequr studimin.

Për të vlerësuar efektet e përdorimit të FANS-ave në fillim të shtatzënisë, kërkuesit kanë rekrutuar 241 gra që kishin marrë FANS-a në periudhën pranë konceptimit dhe gjatë 20 javëve të para të shtatzënisë, 391 që kishin marrë vetëm paracetamol gjatë së njëjtës periudhë dhe 465 gra që nuk kishin marrë asnjë lloj bari. Analiza ka treguar se rreth 24% e grave që kanë marrë FANS-a, kanë pësuar aborte brenda 20 javëve të para të shtatzënisë, krahasuar me 16% të grave që kanë marrë paracetamol dhe 17% të grave që nuk kanë marrë asnjë lloj bari.

Pasi kanë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në rrezikun e një aborti spontan, mes të cilëve mosha, kafeina, duhanpirja gjatë shtatzënisë, përdorimi i multivitaminave dhe problemet e shtatzënisë, kërkuesit kanë zbuluar se, në kompleks, gratë që kanë përdorur FANS-a, kishin një rrezik më të madh, prej 59%, për abort spontan, krahasuar me gratë që nuk merrnin barna kundër dhimbjes dhe më shumë se 45%, krahasuar me ato që përdornin paracetamolin.

Rreziku shtesë është shpërndarë thuajse plotësisht mes grave që kanë përdorur FANS-a gjatë periudhës para konceptimit dhe këto aborte ka më shumë mundësi të ndodhin gjatë tetë javëve të para të shtatzënisë. Niveli i rrezikut është më i lartë për gratë që kanë përdorur FANS-a për dy ose më shumë javë, krahasuar me ato që i kanë marrë për më pak kohë.

 

Am J of Obstetrics & Gynecology 2018. Doi: 10.1016/j.ajog.2018.06.002
https://www.ajog.org/article/S0002-9378(18)30489-7/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC