Shëndetësi

maj102018

Të mbijetuarit nga kanceri rrezikohen nga marrja e barnave të tepërt

Të mbijetuarit nga kanceri kanë gjasa në mënyrë të konsiderueshme më të mëdha, për t'u trajtuar me pesë ose më shumë barna, përfshirë ato me rrezik potencial abuzimi. Caitlin Murphy, nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore e Universitetit të Teksasit në Dallas dhe kolegët, përdorën të dhënat e Medical Expenditure Panel Survey për të zgjedhur 5,216 të mbijetuar nga kanceri dhe 19,588 kontrolle të përshtatura për gjini dhe moshë, me qëllim, shqyrtimin e modeleve përshkruese dhe praninë e mundshme të terapive të shumëfishta. Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se, krahasuar me kontrollet, një përqindje më e lartë e të mbijetuarve nga kanceri merrnin pesë ose më shumë barna (respektivisht, 64%, kundrejt 51.5%), duke përfshirë përbërjet me rrezik potencial abuzimi.

Por jo vetëm kaq: krahasuar me grupin e kontrollit, janë përshkruar barna të reja qoftë për të mbijetuarit një vit ose më pak pas diagnozës, qoftë për ata për të cilët kanë kaluar më shumë se 12 muaj që nga diagnoza. "Dallimet kryesore në terma përshkruese janë shfaqur për përbërjet aktive në sistemin nervor qendror, me përqindje përkatëse prej 65.8% kundrejt 57.4% dhe 46%", shkruajnë autorët, duke saktësuar se benzodiazepinat dhe/ose opioidet janë përshkruar për rreth 10% të të mbijetuarve nga kanceri dhe për rreth 5% të kontrolleve".

"Ngarkesa ekonomike e lidhur me përshkrimin e barnave ishte më shumë se dyfishi te të mbijetuarit, krahasuar me kontrollet, me një mesatare prej 1,633 kundrejt 784 dollarëve", sqaron studiuesi, duke shpjeguar se këto rezultate janë të vlefshme në të gjitha grupmoshat dhe për çdo komorbilitet. "Krahasuar me kontrollet e së njëjtës moshë dhe gjini, të mbijetuarve nga kanceri u janë përshkruar një numër shumë më i madh barnash, duke shtuar kështu rrezikun për ngjarje të padëshiruara, toksicitet, aderim të dobët dhe ndërveprime farmakologjike", përfundon Murphy.

 

Cancer. 2018. doi: 10.1002/cncr.31389
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29645083


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC