Shëndetësi

maj72018

Kanceri i gjirit: Hidhet dritë mbi mekanizmat e rezistencës ndaj barnave

Mekanizmat molekularë që përcaktojnë rezistencën e kancerit të gjirit ndaj barnave në përdorimin klinik, duke përfshirë tamoksifenin, kanë qenë subjekt i një studimi të botuar në revistën shkencore "Scientific Reports" dhe të koordinuar nga Alessandra Magistrato (Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (IOM-CNR), Trieste). Përdorimi i simulimeve kompjuterike u dha mundësi autorëve të artikullit të kuptonin se si mutacionet e estrogjeneve të llojit alfa (ERa) janë përgjegjës për mungesën e efektivitetit të trajtimeve. Studimi është pjesë e një projekti që siguron financim për Shoqatën Italiane të Kërkimeve mbi Kancerin (AIRC).

"Estrogjenet, ose hormonet seksuale femërore, janë përgjegjëse për rritjen qelizore. Dhe, kur një estrogjen lidhet me receptorin ERa, duke u aktivizuar falë një lidhjeje me sekuenca specifike të ADN-së, shkakton, për pasojë, prodhimin e ARN-së mesazhere", shpjegon Magistrato, duke saktësuar se me këtë mekanizëm, estrogjenet u japin drejtim qelizave që të rriten, duke luajtur funksione të rëndësisë themelore mes të cilave, zhvillimi i karaktereve seksuale femërore, cikli menstrual dhe rimodelimi i kockave.

"Megjithatë, nëse prodhohet në një përqendrim shumë të lartë, hormone të tilla mund të përcaktojnë një rritje qelizore anormale dhe, në këtë mënyrë, të shkaktojë ose të përkeqësojë zhvillimin tumoral", thotë kërkuesja, duke kujtuar se anti estrogjeni tamoksifene është një bar i përdorur gjerësisht në trajtimin e neoplazisë mamare. Duke u lidhur me receptorin ERa, përbërja jo vetëm që pengon lidhjen e estrogjeneve, por u ndryshon edhe formën, duke i dhënë mundësi prodhimit të ARN-së mesazhere dhe në këtë mënyrë, aktivizimit të sinjalit të rritjes qelizore.

"Të dhënat tona tregojnë se mutacionet somatike që ndodhin në sekuencën e aminoacideve të receptorit ERa, me incidencë të lartë, deri në 40%, te pacientët me kancer të gjirit metastatik në trajtim të zgjatur mjekësor, janë përgjegjësit e vërtetë të fenomeneve të rezistencës ndaj barnave që janë aktualisht në përdorim klinik", përfundon hulumtuesja.

 

Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-017-17364-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29330437


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC