Shëndetësi

pri182016

Ndryshimet në listën e barnave OTC, drafti në pritje të sugjerimeve dhe miratimit

Nga 3.800 barna të regjistruara në listën e barnave në vend, 642 pritet të blihen këtë vit në farmaci pa përshkrimin e mjekut. Nuk ka ndryshime bazike krahasuar me listën e mëparshme të barnave pa recetë të miratuar që në vitin 2007, megjithatë, dr.Leonard Deda, kreu i grupit të punës për hartimin e listës 2016, nënvizon se nga ajo periudhë janë hedhur në qarkullim barna të reja dhe kjo është një ndër arsyet e rinovimit të saj.

Risi tjetër është mospërfshirja në këtë listë të shumë barnave që ndonëse të sigurta, përdorimi pa kriter në qetësimin e sëmundjes është jo vetëm i papërshtatshëm, por edhe pengon në diagnostikimin e saj (si p.sh. në rastin e ramitidinës). I njëjti arsyetim është ndjekur edhe me antibiotikët, ku në listën e barnave "Over the Counter" 2016, nuk është përfshirë asnjë antibiotik. Fenomeni në rritje i antibiotikorezistencës jep alarmin që jo vetëm pacientët të mos blejnë antibiotikë pa recetë por edhe mjekët të jenë më të rezervuar në përshkrimin e tyre.

Në fund dr.Deda le të hapur mundësinë e modifikimit të kësaj liste e cila pritet të miratohet pas një muaji. Sipas tij, në draft-listë e cila pritet të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, mund të kenë akses si profesionistët edhe pacientët duke kontribuar me rekomandime. "Jemi në një situatë që me siguri do të kemi sugjerime, sepse p.sh. një bar në një vend shitet pa recetë, ndërsa në një tjetër me recetë, pasi ndikojnë edhe politikat shëndetësore të vetë shtetit. Kjo varet edhe nga popullata, sepse jo të gjithë kanë një kulturë shëndetësore  që mund t'i lësh të përdorin një sërë barnash pa recetë. Pra njerëzit mund të shohin listën e  barnave dhe të shprehen", thotë ai për në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Klikoni këtu për të parë draft-listën e barnave OTC.

D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC