Shëndetësi

shk12016

Gjenerikët përmirësojnë kurat dhe eliminojnë kostot e larta, e thonë mjekët në SHBA

Në një dokument të botuar në "Annals of Internal Medicine", Kolegji Amerikan i Mjekëve (ACP) i fton këta profesionistë të përshkruajnë gjenerikët në vend të produkteve të markës, me qëllim reduktimin e shpenzimeve shëndetësore. Niteesh Choudhry, prof.ass. në "Harvard Medical School" dhe autori kryesor i dokumentit shpjegon: "Pavarësisht se përdorimi i gjenerikëve është shtuar përgjatë kohës, shumë profesionistë vazhdojnë të përshkruajnë  barna të shtrenjta marke, gjë që rrezikon të shtojë edhe më tej kostot e larta të asistencës". Duke rishikuar 2.500 studime në arkivat bio-mjekësore, ekspertët e ACP kanë vlerësuar frekuencën me të cilën mjekët përshkruajnë produktet e markës pavarësisht disponimit së alternativave gjenerike, duke ekzaminuar aderimin në trajtim dhe praninë e barrierave të mundshme në përdorimin e gjenerikëve.

"Qëllimi i dokumentit është që të nxiten mjekët në përdorimin e barnave gjenerike", thonë autorët dhe theksojnë se në 23-45% të rasteve, diabetikëve të asistuar iu përshkruhen  barna të markës në vend të ekuivalentëve gjenerikë. "Vetëm te këta pacientë, zëvendësimi i produkteve të markës me alternativat gjenerike do të çonte në kursimin e 1.4 miliardë dollarëve", pohon Choudhry i cili citon një metanalizë në 47 studime ku krahasohet efikasiteti i barnave gjenerike dhe të markës në 9 grupe produktesh kardiovaskulare pa gjetur asnjë provë superioriteti të tyre në krahasim me të tjerët, duke përfshirë antikoagulantët dhe antiaritmikët me dritare të reduktuar terapeutike. Presidenti i ACP, Wayne Riley komenton: "Përdorimi i gjenerikëve përmirëson kurat dhe eliminon humbjet".

Por shumë rrugë mbetet për t'u bërë: Vetëm 36% e amerikanëve deklaron se preferon gjenerikët, ndoshta shqetësohen rreth sigurisë dhe efikasitetit të tyre. "Është fakt se diferencat në pamje mes gjenerikëve dhe ekuivalentëve të markës mund të ndryshojë perceptimin e pacientëve në terma të efikasitetit apo sigurisë, duke influencuar edhe aderimin në terapi", pohojnë autorët, të cilët nënvizojnë se sjellja e mjekëve dhe pacientëve mund të ndryhsojë falë fushatave të përshtatshme informuese. "Një shembull janë planet e asistencës shëndetësore: Ato që përfshijnë listat e barnave gjenerike dhe të markës të ndara në grupe mbi bazën e kostos dhe efikasitetit, janë treguar efikasë në rritjen e përdorimit të gjenerikëve", përfundon Choudhry.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC