Shëndetësi

dhj42015

FSDKSH shtyn afatin e kontratës me farmacitë deri në mars 2016. Kontratat e reja do të kenë të njëjtin afat si lista e barnave të rimbursueshme

Në datën 2 dhjetor gjatë një takimi me grupet e interesit, shoqatën e farmacistëve dhe përfaqësuesve të UFSH, Këshilli Administrativ i FSDKSH ka vendosur shtyrjen e afatit të kontratës me farmacitë që tregtojnë barna të rimbursueshme. Kjo pasi kontratat e reja tanimë do të lidhen ndërmjet Fondit dhe farmacive duke nisur nga muaji mars deri në marsin e vitit të ardhshëm. Ka qenë ky një propozim i shoqatës së farmacistëve dhe grupeve të interesit në mënyrë që farmacistët të mos bëjnë inventare dy herë në vit ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani, ku një inventar bëhej në fund të vitit, pra në fund të muajit dhjetor dhe një tjetër në mars pak para se të hynte në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme.
Por, në lidhje me këtë ka reaguar Urdhri i Farmacistëve i cili i ka dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë dhe drejtores së FSDKSH ku shprehet:
"Dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe keqardhjen mbi miratimin në mënyrë të njëanshme të Kontratës F 2016 të cilën Fondi e kamuflon si "shtojcë" por në fakt është Projekt Kontrata F 2016 të cilën Fondi na e ka dërguar zyrtarisht për dhënie mendimesh."

Por burime nga FSDKSH sqarojnë se nuk janë të vërteta pretendimet e UFSH se në Këshillim Administrativ të ketë kaluar kontrata F 2016. Në Këshillin Administrativ ka kaluar vetëm shtyrja e afatit të kontratës F 2015, të cilën e kanë propozuar grupet e interesit dhe shoqata e farmacistëve. Ndërkohë në datë 2 dhjetor është ngritur grupi i punës që do të merret me hartimin e listës së re të barnave te rimbursueshme. Lista e re e barnave të rimbursueshme do të përcaktohet në bashkëpunim me shefat e shërbimeve.

Përagtiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC