Shëndetësi

nën192015

Itali, barna të vjedhura në një trafik prej 3.5 milionë eurosh

tags: BARNA

Janë rreth 133 mijë paketimet e barnave të grabitura, mes të cilave konfeksione viagrash, integratorësh dhe OTC për një vlerë prej 3.5 milionë eurosh, të sekuestruara në Kalabri gjatë një operacioni të komandës së karabinierëve për mbrojtjen e shëndetit (NAS) që kanë gjurmuar kanalet e përdorura për shitjen e barnave të grabitura në shumë rajone italiane. Gjatë operacionit "Nas Pharmaphax" janë ushtruar 40 kontrolle mes të cilave në 16 farmaci dhe 5 shoqata që merren me shitjen e barnave.

Nga sa mësohet në fund të konferencës për shtyp të Prokurorit të Përgjithshëm italian, Domenico Prestinenzi, shtatë janë të arrestuarit me akuza të ndryshme, mes të cilave bashkëpunim për tregtimin e mallrave të vjedhura, ndërsa janë vënë në ndjekje në liri edhe 5 persona të tjerë.

Hetimet e nisura në nëntor të vitit të kaluar, kanë identifikuar anëtarët e një organizate kriminale që kishte si bazë logjistike Lamezia Terme dhe merrej me grumbullimin e barnave të vjedhura nga grabitjet e farmacive në Lazio, Campania, Puglia dhe Sicilia. Karabinierët rindërtuan kanalet e përdorura për shitjen e barnave duke identifikuar rolin e çdo personi të arrestuar që merrej me ruajtjen e barnave të grabitura për t'i rishitur më pas në farmaci në të gjithë territorin italian.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC