Shëndetësi

tet202015

Gjykata Administrative shpall të pavlefshme zgjedhjet për kreun e UMSH-së

tags: UMT

Zgjedhjet për presidentin e Urdhrit të Mjekëve, të mbajtura më 17 prill të këtij viti, janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë. Që prej datës 15 tetor kur dhe u mor vendimi nga gjykata, është vënë në pikëpyetje pozicioni i Fatmir Brahimaj, kreut aktual të Urdhrit.
Ka qenë Valbona Doçi, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të transfuzionit të Gjakut, njëkohësisht një nga kandidatet që garonin për kreun e UMSH-së në muajin prill, e cila ka depozituar padinë me kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Në pretendimin e saj nënvizohen shkeljet e disa procedurave të parashikuara në ligjin nr. 123/2014, datë 25.09.2014 "Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë", ku thuhet se nuk është respektuar detyrimi që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, të riorganizohen organet drejtuese të UMSH-së sipas kërkesave që imponon vetë ligji. "Zgjedhja e Presidentit të ri të Urdhrit të Mjekëve është e kundërligjshme, sepse Këshilli Kombëtar, si organi kompetent i përcaktuar nga ligji për zgjedhjen e presidentit, nuk është konstituuar (nuk është formuar) në mënyrën e parashikuar nga neni 13/1 i ligjit nr.123/2014", shkruhet ndër të tjera në padinë e znj. Doçi.
Një veprim tjetër i kundërligjshëm është cilësuar ai i mospërfshirjes në rend dite të pikës 'Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar' të parashikuar në ligj dhe të njoftuar me një shkresë të datës 01.04.2015. Ky mosveprim është zëvendësuar me udhëzimin Nr.2, dt.26.01.2015, zgjedhjen direkt të Presidentit të Urdhrit. Në bazë të ligjit ky udhëzim zbatohet vetëm pas formimit të Këshillit Kombëtar të UMSH-së. Ky i fundit duhet të përbëhet nga 25 anëtarë: Presidenti dhe zëvendëspresidenti i Urdhrit, një përfaqësues për secilën nga këto instanca: Ministria e Shëndetësisë, FSDKSH, Fakulteti i Mjekësisë, si dhe 20 anëtarë të cilët i zgjedh Asambleja Kombëtare. Nuk përjashtohet mundësia që në një kohë të dytë të mbahen sërish zgjedhje për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Urdhrit dhe presidentin e tij.

 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC