Shëndetësi

kor302015

Teva blen gjenerikët e Allergan për 40.5 miliardë dollarë

"Teva Pharmaceutical Industries" ka rënë dakord për blerjen e biznesit të barnave gjenerike të "Allergan" për 40.5 miliardë dollarë, në një operacion që e kthen kompaninë izraelite në një prej grupeve farmaceutike më të mëdha në botë. Lajmi është dhënë nëpërmjet një komunikate që nënvizon se si në vijim të kësaj marrëveshjeje "Teva", kompania më në zë në historinë e korporatave në Izrael, e ka tërhequr menjëherë ofertën prej 40 miliardë dollarësh për "Mylan". Oferta ishte refuzuar nga një fondacion holandez, aksioner në "Mylan".
Ky operacion, gjithashtu do t'i lejojë "Allergan", prodhuesit të tretë amerikan të barnave gjenerike me seli në Dublin, që të fokusohet në barnat e markës për të reduktuar borxhin. Marrëveshja është vetëm një pjesë e valës në rritje të operacioneve në sektorin farmaceutik që nga fillimi i vitit 2014.
Në nivel global, "M&A" ka arritur që nga fillimi i 2015-ës e deri më 23 korrik një vlerë prej 398.5 miliardë dollarësh, 80% më shumë në krahasim me një vit më parë, shkruhet në të përditshmen online "Thomson Reuters". 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC