Shëndetësi

mar282015

Farmacitë rurale angleze në rrezik mbylljeje

tags: Farmaci
Më 31 mars skadon marrëveshja që ofron një pagesë shtesë nga Sistemi Kombëtar Shëndetësor në Britani ndaj farmacive që operojnë në komunitete të vogla të izoluara. Thuajse njëqind farmaci janë në rrezik mbylljeje. Pjesa më e madhe e pronarëve janë bllokuar në traktativa me autoritetet lokale pa asnjë qartësim mbi fondet e ardhshme. 

"Marrëveshja jepte një mbështetje modeste ekonomike për farmacitë në mënyrë që të garantoheshin shërbime esenciale për komunitetet e izoluara. Pa këtë financim, farmacitë nuk do të mbijetonin ekonomikisht", shkruan Graham Phillips (përfaqësues i shoqatës më të madhe "Pharmacy Voice) në të përditshmen angleze "The Guardian".

Në disa komunitete këto farmaci të vogla përfaqësojnë një të mirë të vetme sociale ku njerëzit vijnë për të blerë barna por edhe për të menaxhuar sëmundje kronike apo çrregullime të vogla sezonale. Nëse ato mbyllen barra do të bjerë e gjitha mbi mjekët e përgjithshëm ose urgjencat. Ministrja e Shëndetësisë, Jane Ellison, ka pohuar se këto farmaci mund të zëvendësohen nga farmacitë online ose të shkrihen me farmaci të tjera për dispensimin e barnave, por sipas Philips "ky është një budallallëk".

" Si farmaci lokale ofrojmë kura gjerësisht të personalizuara, njohim pacientet dhe mjekun e familjes, pra mund të menaxhojmë një përshkrim urgjent, ta dorëzojmë në të njëtën mbrëmje dhe të sigurohemi që pacienti të marrë barin e duhur në momentin e duhur. Operojmë shpesh në zona të vështira dhe ofrojmë një hapësirë për të zhvilluar rrjete besimi dhe mbështetjeje reciproke, mbi të gjitha për të moshuarit. Asnjë farmaci online nuk mund ta bëjë këtë", shton Philips. Sipas tij, Sistemi Kombëtar Shëndetësor duhet të "konfirmojë pa vonesa marrëveshjen e radhës për të minimizuar impaktin te pacientët që janë në dijeni të asaj që ndodh dhe e disaprovojnë".

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC