Shëndetësi

shk132015

Farmacistët kërkojnë transparencë për buxhetin e Urdhrit të Farmacistëve 

Pas miratimit të buxhetit të Urdhrit të Farmacistëve, ku për vitin 2015 janë në dispozicion 39.110.353 lekë, farmacistët kërkojnë të bëhet me dije se si përdoret ky buxhet. Sipas tyre, ky buxhet grumbullohet nga kuotat që ata që derdhin pranë Urdhrit dhe duhet të informohen se ku shkojë fondet e tyre. Farmacistja Klara Thoma shprehet se askush nuk i ka informuar se përse përdoren kuotat që ata derdhin pranë Urdhrit. "Na njoftojnë vetëm për datën kur duhet të derdhim kuotën. Nëse nuk e derdhim këtë kuotë në datën e caktuar gjobitemi. Ne nuk e dimë ku shkojnë këto fonde. Do të donim të dinim por nuk na e jep askush një informacion të tillë", shprehet znj.Thoma. 

Ndërsa farmacistja Klodiana Gishti është e pakënaqur nga Urdhri i Farmacistëve pasi, sipas saj, ndonëse kontribuojnë dhe Urdhri mbahet me fondet e tyre farmacistët nuk marrin asnjë ndihmë apo mbrojtje nga Urdhri. "Paguaj 12.000 lekë në vit dhe nuk marr asnjë trajnim falas nga Urdhri i Farmacistëve. Nuk na ofron asnjë shërbim, nuk na mbron kur kemi problematika. Na kërkohet vetëm të derdhim kuotat. Po nuk i dimë ku shkojnë. Urdhri ka vetëm 10 punonjës, çfarë bëhet, ku i çojnë?", shprehet znj. Gishti. 

Farmacistë të tjerë të cilët nuk preferojnë të citohen me emër shprehen në të njëjtën linjë dukë kërkuar transparencë se si përdoret buxheti i Urdhrit të Farmacistëve prej 39.110.353 lekësh i ndarë në zëra. 

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC