Shëndetësi

jan72015

Farmacitë një pikë e fortë referimi për produktet kozmetike

Sinjal për daljen nga kriza të sektorit të kozmetikës janë veçanërisht shitjet në farmaci, të cilat shohin një rritje prej + 1% të parashikuar për gjysmën e parë të 2015-ës në Itali. Një prirje e tillë u nënvizua në prezantimin vjetor të raporteve mbi tregun dhe parashikimet e këtij viti, i cili u mbajt në Milano, në selinë e Cosmetica Italia. Presidenti i kompanisë, Fabio Rossello thotë se ''tregu i industrisë kozmetike në Itali është një ndër krenaritë e ekonomisë sonë jashtë vendit, e konfirmuar si shumë e fortë në eksportet që vazhdojnë të rriten me 5.5%. Po ashtu shitja e kozmetikëve italianë jashtë BE-së (veçanërisht në vendet në zhvillim si Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika e Jugut dhe Hong Kongu) lejon të kemi një bilanc pozitiv përsa i takon qarkullimit të përgjithshëm të industrisë kozmetike (+ 1%) dhe një parashikim edhe më optimist për 2015-ën (+ 2,3%).Tregu i brendshëm në fakt, kryesisht për shkak të reduktimit të kanaleve profesionale, pritet të humbasë edhe më shumë në 2015-ën (-0,3%)''.
Dhe për sa i takon rënies së shitjes së parfumeve, Rossello shton: "Po kalon nëpër një krizë të vërtetë identiteti në një botë që ndryshon e që kërkon thelbin dhe vlerat. Për këtë arsye konsumi i produkteve kozmetike me çmim të lartë zhvillohet sot në farmaci, e cila njihet si një kanal i fortë besimi''.
 ''Cosmetica Italia'' gjithashtu fokusohet në afirmimin e mënyrave të reja të shpërndarjes së organizuar dhe mënyrave të reja të blerjes, nëpërmjet ''e-commerce'' dhe shitjeve direkte. Sektori i produkteve bimore konfirmon rritjen e tij mesatare vjetore prej 2,4% dhe një parashikim për një rritje prej + 3% për gjysmën e parë të vitit 2015. Ky treg i vogël në terma absolutë reflekton përqendrimin e vëmendjes drejt kozmetikëve me prejardhje natyrale që konsumatori i kërkon edhe në kanalet jo ekskluzivisht të lidhura me ''sektorin e gjelbër''.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC