Shëndetësi

tet162014

EASD: pak kontrolle rreth pajisjeve mjekësore. Assobiomedica: të përqëndrohemi tek cilësia

tags: DIABETI, EASD
"Niveli i kontrollit të cilësisë tepër i ulët, jo vetëm për pompat e insulinës por dhe për pajisjet mjekësore në përgjithësi në Europë".

Këtë sinjalizuan diabetologët e EASD (European Association for the Study of Diabetes) dhe ADA (American Diabete Association), për të cilët drejtori i përgjithshëm i Assobiomedica Fernanda Gellona, përgjigjet duke u përpjekur të zbusë tonet skandaloze. "Nëse në Itali vazhdojnë të ndiqen politika blerjeje sipas të cilave shpesh merret në konsideratë vetëm çmimi më i ulët dhe jo cilësia dhe risitë që pajisja mjekësore përmban, me siguri do të shkohet drejt një çështje sigurie që do të lehtësojë hyrjen në treg të produkteve me cilësi të ulët siç ka ndodhur kohët e fundit, por për fat të mirë ende në raste të rralla" thekson Gellona. "Përhapja e alarmit për pajisjet e diabetikëve nuk mendohet se është mënyra më konstruktive, sidomos për pacientët që i përdorin çdo ditë këto produkte dhe që duhet të kenë besim për të jetuar dhe menaxhuar gjendjen e tyre në paqen me mëndjen. Për më tepër rregullat e reja për pajisjet mjekësore, të cilat janë duke u futur në Europë, duhet të shërbejnë për të forcuar sigurinë dhe monitorimin e produkteve të vendosura në treg".

Në lidhje me skandalin e implanteve difektoze të gjirit tregëtuar nga një kompani franceze dhe tërhequr dy vjet më parë, Gellona thekson se nuk ishte një boshllëk legjislacioni, por një mashtrim ku asnjë ligj sado i rreptë nuk mund të na mbronte. "Duhet gjithashtu të theksohet se në mbi 20 vjet, që tregëtohet nën markën CE, ka shumë pak incidente të rënda. Ashtu si Assobiomedica jemi plotësisht në favor të një rritje të kontrolleve për të minimizuar veprimet mashtruese. Dhe kështu jemi të prirur ndaj masave që do të përmirësojnë mbikqyrjen e pajisjeve mjekësore të tilla si ato që ndodhën në Paktin për Shëndetësi, i cili përfshin implementimin e një rrjeti kombëtar për shkëmbimin e informacionit për mbikqyrjen dhe kontrollin e pajisjeve mjekësore dhe që me siguri do lejojë të veprohet në mënyrë të përgjegjshme". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC