Shëndetësi

gus42014

OSMED, në shumë raste antibiotikët përdoren në mënyrë të papërshtatshme

Treguesit evidentojnë se përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve me spektër të gjerë veprimi ndodh në mbi 20% të rasteve klinike, kryesisht në laringotrakeit (49,3%) dhe cistitin e pakomplikuar (36,3%). Të dhënat vijnë nga  Raporti OSMED 2013 mbi përdorimin e barnave në Itali në të cilin theksohet se përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve sjell probleme dhe në kostot e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Italain (SSN) dhe mbi të gjitha probleme në Shëndetin Publik për shkak se favorizon shfaqjen e rezistencës bakteriale dhe humbjen progresive të efikasitetit të këtyre barnave. Në këtë Raport janë ndërtuar disa skenarë klinik të cilët çojnë në shpjegimin e treguesve të përmendur në fillim. Infeksionet e rrugëve respiratore p.sh, në më tepër se 80% të rasteve kanë shkaqe virale dhe jo bakteriale kështu që antibiotikët nuk janë të efektshëm për trajtim. Për sa i përket infeksioneve akute të pakomplikuara në rrugët e ulta të traktit urinar (cistit i thjeshtë) është konsideruar gjithmonë i papërshtatshëm përdorimi i çdo antibiotiku të quajtur fluorokinolonik. Raporti OSMED jep të dhëna edhe në bazë të ndarjes gjeografike: zonat qëndrore tregojnë nivele më të larta të trajtimit të papërshtatshëm të gripit dhe të ftohurës së zakonshme dhe cistitit të pakomplikuar. Nivelet e përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve rezultojnë më të larta me rritjen e moshës dhe kanë një rënie të lehtë pas 75 vjeç. Raporti thekson se në vitin 2013 konsumi antibiotikëve është rritur me 3,5%, ndërsa shpenzimet janë reduktuar me 3,4%. Kategoritë më të përdorura ishin shoqërime të penicilinës, ndjekur nga amoksicilina+acid klavulanik, makrolide dhe linkosamide. Antibiotikët me patentë të skaduar përfaqësonin 9,2% të totalit të antibiotikëve dhe 68,2% të shpenzimeve totale për antibiotikët. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC