Shëndetësi

qer162014

Dhimbjet kronike të nënvlerësuara, farmacisti përgjegjës për neglizhencën

Ekziston një numër pacientësh që vuajnë nga dhimbjet kronike të cilët në vënd të drejtohen tek mjeku mbështeten në këshillën e farmacistit që merr përgjegjësinë për të vëzhguar dhe drejtuar ata drejt një terapie të përshtatshme. Sipas Antonio Annetta, nënkryetar i Federfarma Romë, kjo është një kthesë e rëndësishme profesionale dalë nga të dhënat paraprake të projektit të Fondacionit Gigi Ghirotti në bashkëpunim me Urdhërin e Farmacistëve dhe Federfarma Romë. "Ekziston një problem real ndaj nënvlerësimit të dhimbjeve kronike dhe farmacisti ndjen fortësisht përgjegjësinë për të këshilluar" thekson Annetta. "Këtë e demonstron pjesëmarrja e lartë në trajnimin që parapriu fillimin e studimit ku morën pjesë 1.000 kolegë, për të mësuar se si të merren me menaxhimin e pyetësorëve mbi sjelljen e pacientëve krahasuar me konsumin e barnave për dhimbje. Studimi zbuloi se përgjithësisht 60% e pacientëve me dhimbje shkojnë në farmaci për të lehtësuar dhimbjen, por në qoftë se 50% e tyre vuajnë në mënyrë kronike, pra jo akute të thjeshtë, vetëm 20% shkon tek mjeku për konsultim. Ekziston një grup i dhimbjeve kronike që nuk trajtohen në mënyrën e duhur dhe këtu vjen në ndihmë roli thelbësor i profesionistit. "Nga rezultatet e arritura nën drejtim të farmakovigjilencës, tashmë me rëndësi, Annetta vuri në dukje "është evidentuar që pavarësisht rreziqeve të mundshme, në mesin e barnave më të përdorura është nimesulidi, por duhet gjithashtu të theksohet se të parët e listës janë paracetamoli dhe ibuprofeni, që janë të tolerueshmëm dhe të sigurtë. Një e dhënë e farmakovigjilencës që siguron, duke njohur dhe përpjekjet e Enteve Rregullatore Kombëtare dhe Europiane, nxitjen në përshkrimin e përshtatshëm të recetave nimesulid". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC