Mirëqenie

jan302020

Banka Botërore. Studim mbi përmirësimin e e-commerce në Shqipëri

Banka Botërore, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, po përgatit një studim të ri mbi shitjet dhe blerjet online në Shqipëri (e-commerce), në kuadër të një studimi të kësaj fushe, të ndërmarrë nga banka.

Qëllimi i studimit është marrja e masave konkrete për përmirësimin e e-commerce në vendin tonë. Kështu, në kuadër të këtij studimi, Banka Botërore ka përgatitur një pyetësor të shkurtër, drejtuar të gjithë atyre që tashmë janë bërë pjesë e këtij trendi të ri dhe në zhvillim të shpejtë, siç janë transaksionet online.

Pyetje të tilla si: Cilat janë produktet që blini online? Cilat janë arsyet që ju shtyjnë të bëni këto blerje? Cilat janë faqet online që përdorni dhe cilat, metodat e pagesës, bashkë me disa të tjera, synojnë të krijojnë një panoramë të përgjithshme të çështjes së marrë në studim.

Duke qenë se ky studim, përveçse qëllime statistikore, ka si synim të përmirësojë dhe të përforcojë sigurinë e shitje-blerjeve online, banka i fton të gjithë t'u përgjigjen pyetjeve të pyetësorit të saj të shkurtër, i cili merr pak kohë, por ka shumë vlerë.

 

Për të gjithë të interesuarit, pyetësori, gjendet në këtë link:
https://www.surveymonkey.com/r/F9JT63Z


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC