Mirëqenie

sht92019

Pemët përmirësojnë shëndetin mendor e fizik, por është mirë të jenë të larta...

Ruajtja e shtimi i pemëve të larta, si dhe ndërhyrje të tjera që sjellin më shumë gjelbërim në qytete, mund të përmirësojnë shëndetin mendor në komunitete. Këtë e konfirmon një studim i publikuar në "JAMA Network Open" dhe i zhvilluar në Sidnej, Uollongong e Njukastëll, në Australi.

"Studimet e fundit tregojnë se jeta pranë hapësirave të gjelbra, mund të favorizojë shëndetin mendor dhe atë të përgjithshëm, si dhe mund të parandalojë depresionin. Megjithatë, pjesa më e madhe e studimeve mbi këtë argument janë transversale dhe pak kanë vlerësuar nëse disa lloje të hapësirave të gjelbra kanë më shumë vlerë se të tjerat për shëndetin mendor", thonë Thomas Astell-Burt dhe Xiaoqi Feng (Universiteti i Uollongongut, Australi), autorë të studimit. Për të vlerësuar nëse hapësirat e gjelbra në përgjithësi dhe veçanërisht pemët e larta, livadhet apo bimësia e ulët janë të lidhura me një shëndet më të mirë mendor, ekspertët studiuan një mostër prej 46.886 pjesëmarrësish, duke matur tre ndryshore në fillim dhe gjashtë vjet më vonë, ose rrezikun e stresit psikologjik, depresionit dhe ankthit të diagnostikuar nga një mjek, si dhe statusin e shëndetit të përgjithshëm, të vlerësuar nga i maturuar, në i ulët.
Analiza e të dhënave (rregulluar sipas moshës, seksit, të ardhurave, statusit ekonomik, statusit në çift dhe nivelit arsimor) tregoi se ekspozimet prej 30% ose më shumë ndaj gjelbërimit në përgjithësi dhe pemëve në veçanti, ishin të lidhura me një incidencë më të ulët të stresit psikologjik. Një ekspozim ndaj pemëve, prej 30% ose më shumë, në krahasim me ekspozimet prej 0% -9%, është shoqëruar edhe me një incidencë më të ulët të kushteve të përgjithshme shëndetësore nga të maturuara, në të ulëta.

Një ekspozim ndaj barit prej 30% ose më shumë, krahasuar me një ekspozim prej 0%-4%, përkundrazi, është shoqëruar me probabilitet më të madh për shëndet të përgjithshëm nga i mjaftueshëm në i keq dhe shqetësime psikologjike mbizotëruese. Ekspozimi ndaj bimësisë së ulët nuk ishte i lidhur në mënyrë konstante me ndonjë rezultat. Kufizimet e studimit përfshijnë faktin që gjendjet shëndetësore janë raportuar nga vetë njerëzit dhe që disponueshmëria e hapësirave të gjelbra mund të zvogëlohet me kalimin e kohës në disa zona, gjë që mund të nënkuptojë se rezultatet i nënvlerësojnë lidhjet. Sjerp de Vries (Universiteti Uageningen, Holandë), thotë në një koment se këto rezultate janë një temë interesante për studime të mëtejshme.


JAMA Netw Open. 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.8209
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31348510

JAMA Netw Open. 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.8215
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31348502


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC