Mirëqenie

jan152018

Edhe ekspozimi ndaj niveleve të ndotjes që i konsiderojmë të sigurta, shton rrezikun e vdekjes

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "JAMA", edhe nivelet e sigurisë për ndotjen mjedisore të vendosura nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) në Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta, veçanërisht për disa kategori në rrezik.
"EPA-s i kërkohet të rishqyrtojë Standardet Kombëtare të Cilësisë së Ajrit dhe Ambientit (NAAQ) çdo pesë vjet. Aktualisht, kufijtë e sigurisë janë të barabartë me 35 microg/m3 (PM2,5) në ditë dhe 70 pjesë për miliard (ppb) gjatë një periudhe tetë orëshe. Megjithatë, kemi vënë re që mungonin provat mbi rrezikun e vdekshmërisë për vlerat e ndotjes atmosferike nën standardet e sotme, në zonat e pasurvejuara dhe për nëngrupet e ndjeshme të popullsisë", konfirmon Qian Di, në Shkollën e Shëndetit Publik, Boston, autor kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë synuar të vlerësojnë lidhjen që ekziston mes vdekshmërisë dhe të gjitha shkaqeve të ekspozimit me kohë të shkurtër ndaj vlerave të ndotjes ambientale më të vogla se ato të rregulluara me ligj për të gjithë popullsinë, në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. Ata kanë krahasuar ekspozimin e përditshëm ndaj ndotjes së ajrit në datën e vdekjes, me ekspozimin në ditët e kontrollit.
Gjatë ditëve që kishin vlera të PM2,5 më të ulëta se 25 microg/m3 është verifikuar  95,2% e vdekjeve dhe gjatë ditëve në të cilat nivelet e ozonit ishin më të ulëta se 60 ppb, janë verifikuar 93,4% e vdekjeve. Çdo rritje afatshkurtër prej 10 microg/m3 e PM2,5 (përcaktuar për ozonin) është lidhur me një rritje relative të normës së vdekshmërisë prej 1,05% dhe çdo rritje prej 10 ppb e PM2,5 është lidhur me një rritje prej 0,51% të normës së vdekshmërisë.
Pas analizimit të nëngrupeve të popullsisë, doli në pah se efektet e PM2,5 ishin më të larta veçanërisht te pleqtë, gratë dhe te popullsia me ngjyrë. "Duke marrë parasysh rezultatet tona, del se vlerat aktuale të pragut të sigurisë duhen rivlerësuar", përfundojnë autorët. "Rezultatet shtojnë prova unike, të aplikueshme që nga banorët ruralë e deri te grupet më të ndjeshme dhe që duhet të shtojnë ndërgjegjësimin publik", shkruan në editorialin e tij Junfeng Zhang, Duke Global Health Institute, Durham, Carolina e Jugut.


JAMA. 2017. doi: 10.1001/jama.2017.17923
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29279932

JAMA 2017. doi:10.1001/jama.2017.18948
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29279908


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC