Mirëqenie

jan162017

Hipertensioni dhe pre-hipertensioni shqetësim në rritje mes fëmijëve

Hipertensioni dhe pre-hipertensioni diagnostikohen rrallë mes fëmijëve, dhe po aq rrallë ndiqen udhëzimet për diagnozën dhe trajtimin e tyre. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në revistën "Pediatrics" dhe i koordinuar nga David Kaelbe, specialist në Departamentin e Mjekësisë Interne, pediatrisë dhe epidemiologjisë në Case Western Reserve University në Ohajo.

"Ndonëse vlerat e larta të presionit të gjakut në moshë pediatrike çojnë në hipertension në moshë të rritur duke shtuar riskun për sëmundje kardiovaskulare, nuk ekzistojnë studime të gjera mbi diagnozën dhe menaxhimin e barnave në hipertensionin pediatrik", shkruajnë kërkuesit të cilët kanë zhvilluar një studim retrospektiv duke analizuar kartelat klinike të më shumë se 1.2 milionë pacientëve të vegjël të ndjekur në 196 qendra të 27 vendeve të BE-së.

"Indikatori kryesor ishte numri i fëmijëve me ndryshime në presionin e gjakut në tre ose më shumë vizita ambulatoriale apo i atyre me diagnozë të dokumentuar për hipertension dhe pre-hipertension në trajtim farmakologjik. Në koortë janë identifikuar mbi 398 mijë pacientë me moshë 3-18 vjeç me matje anormale të presionit: 48.9% ishin vajza dhe 58.6% e totalit ishin nën moshën 10 vjeç. Nga këta 3.3% i plotësonin kriteret për hipertensionin dhe 10.1% për diagnozën e pre-hipertensionit.  

2.813 pacientë u diagnostikuan përfundimisht me hipertension dhe 3.990 me pre-hipertension. Por e dhëna e rëndësishme është se mes 2.813 fëmijëve me hipertension të vërtetuar vetëm në 5.6% të rasteve ishte përshkruar një trajtim farmakologjik brenda 12 muajve nga diagnoza.
Në një editorial shoqërues Kevin Hill nga Duke University School of Medicine në Durham shkruan: "Këto të dhëna konfirmojnë se hipertensioni në pediatri është një problem i rëndësishëm i shëndetit publik. Manifestimet klinike të sëmundjes gjatë fëmijërisë mund të jenë në mungesë, por kjo nuk duhet të dekurajojë diagnozën e hershme dhe trajtimin në vazhdim të saj".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC