Mirëqenie

dhj192016

Dhimbjet artikulare, udhëzime mbi menaxhimin terapeutik

Më shumë se gjysma e popullatës mbi 50 vjeç vuan nga dhimbjet artikulare, një problem për të cilin EFIC (Federata Europiane për Trajtimin e Dhimbjeve) kishte caktuar 2016-n si Vitin Europian kundër Dhimbjeve Artikulare për të tërhequr vëmendjen mbi këtë problem të nënvlerësuar. Shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve artikulare përfaqësohet nga artroza, ndonëse një kontribut diskret jepet nga artritet që prekin rreth 3% të popullatës mbi 18 vjeç.

"Artroza simptomatike është një sëmundje që prek rreth 15% të popullatës së rritur, - shprehet Leonardo Punzi, drejtor i Katedrës së Reumatologjisë në Universitetin e Padovas. - Mbi moshën 60 vjeç prevalenca i tejkalon 25-30%. Zonat më të prekura janë duart dhe gjunjët, ndërsa disa artikulime si p.sh. kyçi i këmbës nuk janë të prekura vetëm në rast se ka ndonjë traumë".

Shkak tjetër i dhimbjeve ekstremisht të fuqishme është lombalgjia, një gjendje që gjatë jetës arrin të prekë deri në 84% të të gjithë popullatës dhe se në një përqindje të konsiderueshme rastesh (23%) ka tendencën të bëhet kronike.

Dhimbja luan një rol të rëndësishëm në largimin e asaj që është e dëmshme për organizmin tonë, thekson Massimo Allegri nga Departamenti i Shkencave Kirurgjike në Universitetin e Parmës. - Por nëse mesazhi vazhdon në kohë, sistemi nervor përballet me ndryshime të tilla për të cilat ky mesazh bëhet kronik. Fakti i kontrollit të dhimbjes si në nivelin periferik edhe në atë qendror, është një element thelbësor për të penguar ose të paktën për të reduktuar riskun e kthimit në kronike. Pra mund të bëhet me barna që janë në gjendje të bllokojnë transmetimin e impulsive të dhimbshme: në periferi me AIJS nëse ka inflamacion, në nivel qendror me paracetamolin, opiodet dhe adiuvantët".

Në rastin e artrozës, në mungesë të barnave efikase mbi mekanizmat eziopatogjenetikë, është e nevojshme t'i drejtoheni barnave simptomatike. "Këtu, duke u mbështetur te indikimet e udhëzuesve EULAR, bari i parë i referimit është paracetamoli, - nënvizon Punzi, - por nëse pacienti nuk i përgjigjet paracetamolit kalohet te AIJS-të, të cilat gjithashtu nuk mund të merren gjithmonë".

Kundërindikimet mund të lidhen me ndërveprime të mundshme me barnat e tjera, për shembull në rastin e një terapie antikoagulante shoqëruese. Edhe prania e sëmundjeve të tjera imponon kujdes në përdorimin e këtyre barnave. "38-40% e popullatës ka të paktën një patologji, 20% ka dy dhe 14% kanë disa patologji kronike, - pohon Pierangelo Lora Aprile, përgjegjëse e fushës së Dhimbjes dhe Kurave Paliative. - Për të trajtuar dhimbjen në një pacient me ko-morbiditete, aftësi të kufizuara ose brishtësi kemi nevojë për disa elemente. I pari është tipizimi i dhimbjes, duhet parë nëse është inflamatore apo mekanike strukturale dhe elementi i dytë është vlerësimi i pacientit që duhet të marrë këtë terapi, të verifikohet nëse ka një insuficiencë kardiake në vend të funksioneve konjitive apo pranisë së problemeve të deambulizimit".

Si duhet të veprohet atëherë? "Ideja qëndron në selektimin e përshtatshëm të barit, - shpjegon Allegri, - Ekzistojnë barna që nuk janë të kundër-indikuara në këta pacientë dhe sigurisht paracetamoli është një bar "entry level" që nuk ka vetëm një profil të mirë sigurie dhe efikasiteti në dhimbjet e lehta, por vepron në nivel qendror mbi ato mekanizma që mund të shtojnë riskun e kronicitetit. "Mund të përdoret në të gjithë pacientët, veçanërisht te pacientët e brishtë duke parë profilin e shkëlqyer risk-përfitim nëse përdoret me doza korrekte; gjithashtu ka një rol jo vetëm në menaxhimin e dhimbjes së lehtë, por edhe në dhimbjen e moderuar të rëndë, meqë është pjesë e analgjezisë multimodale duke u përdorur në këtë optikë edhe për të reduktuar marrjen e barnave të tjera".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC