Mirëqenie

dhj52016

Skepticizmi dhe terapitë alternative e bëjnë më pak të mundur vaksinën anti-grip

Fëmijët amerikanë që i janë nënshtruar mjekësisë komplementare (Cam), kanë më pak gjasa që të vaksinohen kundër gripit në krahasim me të tjerët. Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit i publikuar në "Pediatrics" dhe i koordinuar nga kërkuesja Rhonda BeLue nga Departamenti i Politikave Shëndetësore në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

Ndonëse mjekësia komplementare ose alternative nuk konsiderohet ende pjesë e mjekësisë konvencionale, rreth një e treta e popullatës  amerikane e përdor, veçanërisht gratë e bardha jo hispanike në moshë të mesme dhe me një status të lartë socio-ekonomik. Kjo formë e mjekësisë përdoret në pjesën më të madhe në kombinim me atë konvencionale për parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e gjendjes së përgjithshëm të shëndetit.

"Gjithashtu, mjekësia alternative shpesh është përfshirë në një qëndrim kritik kundër vaksinimit, strategjive të shëndetit publik dhe mjekësisë konvencionale", pohon kërkuesja e cila bashkë me autorët e tjerë të studimit ka analizuar të dhënat e 9.000 fëmijëve me moshë mes 4 dhe 17 vjeç, të mbledhura nga "National Health Interview Survey 2012". Ata zbuluan se mes atyre që kishin përdorur forma të mjekësisë komplementare ose alternative: 62% kishin përdorur multivitamina/multiminerale; 3.8% kishin përdorur metoda si agopuntura; 7.6% kishin marrë terapi me bazë bimore; 7.3% kishin përdorur manipulime kiropraktike dhe 5.3% terapi si yoga. 

"Në total, 43% e fëmijëve që nuk e kanë përdorur kurrë mjekësinë komplementare ose alternative kanë marrë vaksinën antigrip, kundrejt 33% të atyre që kanë përdorur terapitë si agopuntura ose 35% e atyre që i janë drejtuar terapive të manipulimit fizik", shpjegojnë autorët.

"Nën dritën e këtyre rezultateve do të ishte nevojshme që të kërkohej një përfshirje më e madhe e ofruesve të këtyre formave të mjekësisë, e njëkohësisht të shtohej numri i personave të vaksinuar me qëllim përmirësimin e shëndetit", përfundon BeLue.

 


Pediatrics 2016. doi: 10.1542/peds.2015-4664http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2016/09/30/peds.2015-4664


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC