Mirëqenie

sht22016

Gra, kujdes me shikimin!

tags: SYRI, STRESI
Pak tualet nuk mjafton, për të qenë vërtet të bukur, sytë duhet edhe të funksionojnë mirë dhe gratë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme meqë janë më në risk krahasuar me burrat për të zhvilluar probleme të shikimit. Dhe është pikërisht për këtë arsye që nga një grup ekspertësh vijnë këshilla specifike për shëndetin e syve në "seksin e brishtë".  
"Gratë duhet të jenë të vetëdijshme se janë më në risk se burrat për të zhvilluar disa çrregullime dhe patologji që mund të kompromentojnë shikimin", shkruajnë në një komunikatë ekspertët e
Prevent Blindness, shoqatë që prej 100 vitesh merret me shëndetin e syve dhe nënvizon pesë pika:
  
   1. Gratë janë më në risk se burrat për të zhvilluar glaukomë, katarakt dhe degjenerim makular. Gjithashtu në to është më i shpeshtë fenomeni i syrit të thatë, i zakonshëm pas menopauzës dhe i rrezikshëm pasi shton riskun për të dëmtuar sipërfaqen e syrit.
   2. Gratë shpesh kujdesen për anëtarë të tjerë të familjes dhe janë përgjegjëse edhe për shëndetin e tyre. Të pasurit e një shikimi të mirë mes prioriteteve të shëndetit e bën më të thjeshtë të veprohet edhe për shëndetin e familjarëve të tjerë.
   3. Një stil jete i shëndetshëm është thelbësor për shëndetin e syve: kështu që kryeni ushtrime dhe kini një dietë të ekuilibruar dhe qëndroni larg duhanit e duhanpirësve.
   4. Shtatzënia mund të modifikojë shikimin duke çuar në disa raste në shfaqjen e syrit të thatë dhe ënjtjen e kapakëve të syve dhe gjithashtu edhe në dhimbje koke, presion të lartë gjaku apo diabet, të cilat mund të modikojnë shikimin.
 5. Vizitat e rregullta te okulisti përfaqësojnë strategjinë më të mirë për t'u siguruar që sytë të jenë të shëndetshëm dhe të mbeten të tillë. Të gjithë duhet t'i nënshtrohemi një ekzaminimi të plotë të shikimit duke iu drejtuar specialistit", pohojnë ekspertët./ Dica33

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC