Mirëqenie

shk222016

Infarkti i miokardit: Ciclosporina inefikase në trajtimin akut

tags: infarkt

Studim Cycle i publikuar së fundi në "Journal of American College of Cardiology" tregon mungesën absolute të efikasitetit të një trajtimi me ciclosporin (CsA) në reduktimin e të ashtuquajturit dëmtim i reperfuzionit, i konsideruar gjithnjë si një nga kufizimet e strategjive të rivaskularizimit në infarktin akut të miokardit.
Studimi është koordinuar nga departamenti i Kërkimeve kardiovaskulare të Institutit të Kërkimeve Farmakologjike "Mario Negri" në bashkëpunim me Qendrën e studimeve të shoqatës të mjekëve kardiologë spitalorë në Itali.

"Shpresat e një roli pozitiv nga trajtimi imunosupresiv afatshkurtër me CsA kishin lindur nga një studim i vogël, ndoshta tepër i mbivlerësuar që kishte sugjeruar një efikasitet domethënëse", pohon Roberto Latini nga Instituti i Kërkimeve Farmakologjike "Mario Negri". 
Por publikimi i fundit nënvizon se rezultatet e arritura mbi një popullatë prej 412 pacientësh të rastësishëm në 31 qendra janë tejet bindëse për sa i takon neutralitetit të efektit mbi vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë kardiake gjatë 6 muajve të vëzhgimit post-infarkt, dhe konfirmohet edhe në nivel klinik dhe funksional me matje instrumentale e biokimike.
"Për ta kthyer dëmin e reperfuzionit në një objektiv terapeutik është e domosdoshme të ketë më shumë kërkime në këtë fushë", thotë Latini.

E.T


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC