Mirëqenie

shk152016

Ankthin dhe depresionin e vuajnë më shumë gratë në ambientin e punës

Disa studime kanë treguar se ankthi dhe depresioni kanë rrënjë biologjike, por një studim amerikan nënvizon se arsyet sociale kanë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. "Diskriminimi mes burrave dhe grave sa i takon mundësive për të bërë karrierë dhe të ardhurave, mund të përkthehet në disa raste në probleme të humorit, ankth ose depresion", shpjegon Jonathan Platt, autori kryesor i studimit të publikuar në revistën"Social science & medicine". 
Platt dhe kolegët e tij kanë analizuar të dhënat e lidhura me mbi 22 mijë punonjës të të dyja gjinive dhe me moshë mes 30 dhe 65 vjeç për të kuptuar lidhjen e ankthit ose depresionit me diferencën e të ardhurave mes burrave dhe grave.

"Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se te gratë përqindja e atyre që kishin marrë diagnoza për depresion ishte dyfish më e lartë se sa te burrat", thotë kërkuesi i cili më pas vlerësoi edhe impaktin në të ardhura. Rezultati i lë pak hapësirë dyshimit. Gratë që marrin një rrogë më të ulët se kolegët e tyre meshkuj me të njëjtën përgatitje, të njëjtin pozicion dhe eksperiencë, kanë mundësi më të larta për të vuajtur nga depresioni në krahasim me burrat. E njëjta gjë vlen edhe për ankthin.
Ndërsa kur të ardhurat mes burrave dhe grave janë të njëjta, ndryshimet ulen ndjeshëm ose edhe zhduken.

Sipas Platt, këto të dhëna sugjerojnë se gratë kanë tendencën që të mendojnë se diferenca në pagë i atribuohet ndonjë mangësie të tyre dhe jo diskriminimit, duke hapur portat e çrregullimeve të humorit që nuk lindin nga arsye vetëm biologjike dhe nga perceptimi i të qenit grua.
"Dinamikat sociale, që ende sot diskriminojnë gratë në disa aktivitete kundrejt kolegëve meshkuj, krijojnë diferenca gjinore të rëndësishme me pasoja materiale dhe psikologjike", përfundojnë autorët të cilët saktësojnë se megjithatë studimi nuk tregon një lidhje shkak-pasojë mes ndryshimeve të rrogës dhe depresionit ose ankthit, por vetëm një kombinim të tyre.
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC