Mirëqenie

nën112014

Mëlçi e shëndetshme edhe me kafe pa kafeinë

Nga SHBA vjen një tjetër studim që konfirmon lidhjen mes konsumit të kafesë dhe shëndetit të mëlçisë. "Njerëzit që pinë tre ose më shumë filxhanë kafeje në ditë kanë nivele të ulëta të disa enzimeve të mëlçisë, një situatë kjo e cila lidhet me një shëndet më të mirë të mëlçisë," thotë Qian Xiao, autori kryesor i studimit të publikuar në revistën ''Hepatology'', i cili ka përfshirë në të rreth 28.000 shtetas amerikanë të moshës mbi 20 vjeç.
"Të gjithë pjesëmarrësit u pyetën se sa kafe konsumojnë çdo ditë dhe iu matën nivelet e disa enzimeve që lidhen me shëndetin e mëlçisë", shpjegon autori. Por risia e vërtetë e këtij studimi ka të bëjë me kafeinën. Studiuesit kanë treguar se edhe versioni dekafeinato i pijes është i lidhur me nivelet e ulëta të enzimeve të mëlçisë, të cilat vlerësohen për të përcaktuar shëndetin e këtij organi.
Me fjalë të tjera, të dhënat sugjerojnë se përgjegjës për këtë efekt pozitiv të veçantë të kafesë nuk është kafeina, por disa substanca të tjera që studiuesit po përpiqen të identifikojnë. Por, duhet të jemi të kujdesshëm se si interpretohen rezultatet: edhe pse studimi i Xiao dhe disa studime të tjera kanë zbuluar një lidhje mes konsumit të kafesë dhe shëndetit të mëlçisë, nuk është provuar si një marrëdhënie shkak-pasojë.
"Shumë autorë kanë pohuar se pirja e kafesë mund të mbrojë mëlçinë madje e mbron edhe nga risku i prekjes nga tumori", - tha David Bernstein, shefi i departamentit të Hepatologjisë  në ''North Shore University Hospital of Manhasset'' në Nju Jork, më pas shton - "por të vërtetohet ky rol mbrojtës është vërtetë e vështirë, madje mund të duhet kohë për t'u arritur. Sipas fjalës së ekspertit kafeina nuk është aq e rëndësishme për shëndetin e mëlçisë, por lajmi është shumë pozitiv për ata që preferojnë të konsumojnë pije pa kafeinë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC