Mirëqenie

tet112014

Rreziku i astmës reduktohet kur fëmija fle me një kafshë

Një studim i gjërë vëzhgimor konfirmon përfundimet e mëparshme: tek foshnjat të cilat në 3 muajt e parë të jetës flenë në kontakt me qimet e kafshëve, reduktohen me 79% shanset e zhvillimit të astmës në 6 vitet e para të jetës. 

Rezultatet vijnë nga një studim gjerman, prezantuar së fundi në Monako në Kongresin e European Respiratory Society (ERS) i cila ka ndjekur një gjeneratë prej 2.441 fëmijësh nga lindja deri në moshën 10 vjeç. 55% e fëmijëve në 3 muajt e parë të jetës kishin fjetur në kontakt me lëkurën e një kafshe shtëpiake dhe krahasuar me fëmijët e tjerë, në këtë grup është  parë një reduktim drastic i rrezikut të zhvillimit të astmës dhe ky përfitim është ruajtur deri në 10 vjet. Bëhet fjalë për një gjetje të rëndësishme për faktin se shkaqet e astmës nuk dihen ende dhe se fëmijët e analizuar vinin nga një zone urbane. Në mënyrë të ngjashme me atë që është vënë re në studimet e tjera, tek fëmijët e lindur dhe rritur në mjedise rurale, ekspozimi me florën mikrobiale të pranishme në lëkurën dhe qimet e kafshëve siguron një mbrojtje kundrejt astmës dhe alergjive të ndryshme edhe kur kjo vjen nga mjediset e qytetit. Në praktikë ky kërkim ofron një strategji të mundshme për parandalimin e mundur në të gjitha vendet e qytetëruara, edhe pse rezultatet do të kontrollohen dhe mundësisht do lidhen me karakteristika specifike të mikroflorës së pranishme në lëkurën e kafshëve, në mënyrë që të riprodhohet më lehtë në kushte shtëpie.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC