Fitoterapi

tet152021

Covid. Rifitimi i nuhatjes. Ndihma që vjen nga vajrat esenciale

Humbja e nuhatjes, një manifestim i zakonshëm i infeksionit Covid-19, shërohet në pothuajse 80% të rasteve brenda 6 muajve pas infektimit. Një ndihmë për ta rifituar atë, mund të vijë nga përdorimi i vajrave esenciale, sipas një protokolli të përdorur nga Kolegji i Mjekësisë Baylor, në Houston...

 

Shërim më i shpejtë në subjektet e reja

Rezultatet e një studimi të botuar në American Journal of Otolaryngology, përsërisin se mosfunksionimi kimo-ndijor është çuditërisht i zakonshëm te pacientët me Covid-19 dhe dy metaanaliza të fundit raportojnë një prevalencë prej rreth 50% të humbjes së nuhatjes. Një studim longitudinal perspektiv, i zhvilluar në Amerikë te 798 subjekte me Covid-19 dhe që treguan humbje të nuhatjes ose shijes, tregon se 4 nga 5 pjesëmarrës i rifitojnë funksionet e tyre kimio-shqisore brenda gjashtë muajve. Analiza tregon se pjesëmarrësit nën 40 vjeç kishin norma më të shpejta të rimëkëmbjes sesa subjektet më të mëdha në moshë. Për më tepër, ata që manifestonin kongjestion nazal gjatë infeksionit Covid-19 kishin më shumë gjasa të rifitonin nuhatjen sesa ata që kishin vështirësi në frymëmarrje ose një traumë të mëparshme kranike. "Sa më shumë të mësojmë nga ata që janë prekur, aq më mirë mund t'i këshillojmë ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe madje edhe vetë individët se si t'i menaxhojnë këto simptoma", tha Coelho, autori kryesor i studimit.

 

Humbjet kimio-shqisore kanë ndikim negativ në cilësinë e jetës

Humbjet kimio-shqisore të lidhura me Covid-19 kanë një ndikim thelbësor si në cilësinë e jetës, ashtu edhe në sigurinë e individëve. Rezultatet e një sondazhi të publikuar në prill në American Journal of Otolaryngology, zbulojnë se 43 për qind e pjesëmarrësve ishin në depresion dhe kishin rënie të cilësisë së jetës, ndërsa përjetonin humbjen e nuhatjes ose shijes. Për 87% të subjekteve, një nga problemet me ndikimin më të madh në cilësinë e jetës ishte rënia e kënaqësisë nga ushqimi, me pasojë humbjen e oreksit, ndërsa paaftësia për të nuhatur tymin (45%) ishte rreziku më i madh i lidhur me sigurinë.

 

Stërvitja e ndjenjës së nuhatjes me vajra esenciale

Ata që kërkojnë të rifitojnë ndjesinë e nuhatjes, mund t'i ndihmojë stërvitja me vajra esenciale. Bëhet fjalë për një opsion trajtimi me kosto të ulët, të thjeshtë dhe pa efekte anësore, që mundëson shërimin bazuar në neuroplasticitetin e trurit, ose në aftësinë për t'u riorganizuar për të kompensuar një ndryshim ose dëmtim. Pacientëve u këshillohen fillimisht të bëjnë larje të hundës për të hequr antigjenet, ndërmjetësuesit e inflamacionit dhe më pas, nëse problemi vazhdon, të kryejnë një rehabilitim të nuhatjes. Pacientët nuhasin butësisht vajra të ndryshme esenciale (të tilla si eukalipti, karafili, limoni, trëndafili) për 20 sekonda, ndërsa përqendrohen në kujtimet dhe përvojat e tyre.

 

Paolo Levantino, farmacist klinik

Burimet:
Laryngoscope, 131 (4) (2021), pp. 865-878, 10.1002/lary.29286.
Otolaryngol Head Neck Surg, 163 (1) (2020), pp. 3-11, 10.1177/0194599820926473.
Am J Otolaryngol. 2021 Sep 16;43(1):103239. Doi: 10.1016/j.amjoto.2021.103239. Epub ahead of print. PMID: 34547716; PMCID: PMC8443532.
Am J Otolaryngol. 2021 Jul-Aug;42(4):103001. Doi: 10.1016/j.amjoto.2021.103001. Epub 2021
Mar 22. PMID: 33773440; PMCID: PMC7983361.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC