Fitoterapi

gus132019

Përgatitje galenike. Dimetikon për shëndetin e stomakut

tags: Galenikë

Dimetikonet janë lëngje të qëndrueshme ndaj ujit, me tension të ulët sipërfaqësor dhe strukturë kimike të përbërë nga një varg atomesh silici dhe oksigjeni. Preparatet për hidrolizën dhe polimerizimet e mëvonshme të diklorodimetilsilanit dhe klorotrimetilsilanit, përpunohen më tej për polimerizim.

Sipas gjatësisë së arritur, përgatiten lloje të ndryshme të dimetikonit, të cilat ndryshojnë ndërmjet tyre nga treguesi i vlerës së viskozitetit emërtues, i cili paraqitet nëpërmjet një numri që vendoset pas emrit të substancës. Falë shkallës së polimerizimit (nga 20 deri në 400), viskoziteti emërtues i dimetikoneve mund të jetë nga 20 deri në 1000 mm2·s-1.

Dimetikoni i aktivizuar (simetikon, sipas Usp-së) i përdorur në terapi, përbëhet nga një përzierje dimetikoni që përmban 4-7% silic bioksidi, të ndarë imtësisht.
Substanca eliminohet e pamodifikuar dhe nuk absorbohet nëpërmjet feçeve. Por, gjatë kalimit të tij nëpërmjet traktit gastrointestinal, jep mundësi për kundërshtimin e fenomeneve të meteorizmit dhe flatulencës. Aktiviteti farmakologjik i dimetikonit është pasojë e vetive të tij antishkumuese; ai shpërndahet në sipërfaqen e lëngjeve ujore, duke formuar një film me tension të ulët sipërfaqësor. Në këtë mënyrë, flluskat e gazit, të pranishme në traktin gastrointestinal, bashkohen duke formuar një gaz të lirë, që eliminohet me lehtësi.

Shpesh, për të vijuar me këtë qëllim, ai përdoret së bashku me antiacide. Pikërisht në këtë formulim, është përdorur dimetikoni nga Smart dhe Atkinson për trajtimin e ezofagitit nga refluksi te 53 pacientë, për 8 javë. Kjo lidhje ka reduktuar ulcerimet dhe shkallën e inflamacionit, me arritjen e një pamjeje endoskopike normale te 50% e pacientëve të trajtuar. Efekti antiulcerë mund të shfrytëzohet edhe për rastet kur shkaku është refluksi duodenal i bilës, siç sugjeron studimi paraprak i Cauline dhe Simoneau.

Nga pikëpamja organoleptike, dimetikonet janë likide pa ngjyrë, pa erë dhe të patrazueshëm me ujë dhe alkool. Që të mund të përdoren në terapi, farmakopea sugjeron që të absorbohen me silicin koloidal dhe të përhapen më pas me oksid magnezi.

 

Shembull formulues:

 

Materialet:

Peshore, makineri për futje në kapsulë, havan, cilindër i graduar, spatul, pjatë, provëz
Dimetikon, 40 mg
Silic koloidal, 5 mg
Oksid magnezi i shtypur, aq sa nevojitet për një kapsulë

Peshoni në një provëz dimetikonin dhe silicin. Adsorbojeni lëngun në silic duke e përpunuar me spatul derisa të marrë formën e një paste. Pastaj, shtoni pak nga pak magnezin, për të arritur formën e pluhurit. Mateni me cilindrin e graduar, për të vlerësuar sasinë e përgjithshme të pluhurit të nevojshëm për mbushjen e kapsulave. Përziejeni në havan dhe futeni në kapsula.

Këto kapsula janë të pranishme në farmakope si përgatitje galenike dhe mungesa e dimetikonit në tabelat 4 dhe 5, lejon shitjen pa recetë mjekësore.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burime:
J R Soc Med.1990 Sep;83(9):554-6.
J R Soc Med.1986 Oct;79(10):584-7.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC