Fitoterapi

pri32018

Vetitë pozitive të ullirit, kanë më shumë efekt te meshkujt

Ullirit i përdoren gjethet, të cilat përmbajnë glikoside dhe flavonoide, vaji që nxirret nga fruti dhe bërthama, me efekte pozitive në sistemin kardiovaskular dhe jo vetëm.

 

Kjo bimë, që i përket familjes Pedaliaceae, është rrënjosur thellë në traditën e shumë popujve të Mesdheut dhe në veçanti, merr kuptim në fenë e krishterë. Mjafton të shqyrtojmë ndarjen midis dy llojeve: olea europea, ose pema e ullirit e kultivuar, me bërthamë të madhe dhe të pasur me vaj dhe oleo sylvestris, apo oleastro, me degë majuce, bërthamë të vogël dhe me pak vaj, që është përdorur si metaforë nga apostull Pavli për të vendosur marrëdhëniet mes izraelitëve jobesimtarë dhe besimtarëve të mirë (Rom 11, 16b.23).

Pema e ullirit është që nga lashtësia simbol i paqes, pjellorisë, mirëqenies dhe bekimit. Që në mitologjinë greke, ulliri simbolizonte paqen: perëndesha Athina ua ofroi atë athinasve në shenjë paqeje, pasi kishte mundur perëndinë Poseidon.

Për romakët, ulliri ishte simbol i njerëzve të shquar. Për hebrenjtë, ishte simbol i drejtësisë dhe mençurisë. Për herë të parë, pema e ullirit e përmendur në traditën hebraike gjendet në Bibël, në fund të tregimit për përmbytjen e botës, kur pëllumbi i çon Noes në shenjë të jetës, një degë ulliri.

Në festën kristiane të Palmave, ulliri përfaqëson vetë Krishtin që, me sakrificën e tij, u shndërrua në një simbol të pajtimit dhe paqes për njerëzimin.

Ullirit mund t'i përdoren edhe për qëllime më pak simbolike, si gjethet, që përmbajnë glikoside (oleuropeinë) e flavonoide, ashtu si edhe vaji i nxjerrë nga bërthamat. Në të dyja rastet kemi efekte pozitive mbi shëndetin e aparatit kardiovaskular dhe jo vetëm në të.

Ekstraktit të gjetheve u është veshur efekt antihipertensiv, që duket se i atribuohet vazodilatacionit të shkaktuar nga oleuropeina. Në veçanti, është vënë re një efekt qetësues për muskujt në muskulaturën vaskulare, pa ndërveprime me ndërmjetësit vazoaktivë.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të glicemisë, por gjithashtu, mund të ndërveprojë teorikisht me barna hipotensive dhe hipoglicemike. Ndërsa flitet për vajin e ullirit, nuk mund të mos përmendet dieta mesdhetare, disa studime të së cilës e identifikojnë konsumin e vajit të ullirit si thelbin e vërtetë të përfitimeve të kësaj diete. Vaji i ullirit është veçanërisht i pasur me hidroksitirosol, që nga ana e tij po provohet se është një nga përbërësit kryesorë që iu japin shpjegim vetive shëndetësore të vajit të ullirit. Në fakt, përveç vetive antioksiduese dhe antiinflamatore, hidroksitirosoli vepron si agjent kardioprotektiv. Për fat të keq, ende nuk ka konfirmime nga ana e studimeve klinike, por polifenoli, in vivo, ka qenë në gjendje të ushtrojë veprimtari antiagregante dhe antiaterogjene. Gjithmonë in vivo, efekti antiinflamator u konfirmua në modelet e kafshëve me artrit reumatoid, te të cilat, marrja e vajit të ullirit të pasur me hidroksitirosol, ka ulur dhimbjen dhe edemën, si akute, ashtu edhe kronike.

Por efektet e dietës mesdhetare nuk janë të kufizuara në mbrojtjen kardiovaskulare. Kohët e fundit, studiuesit janë thelluar edhe në fushën e mbrojtjes nervore. Në veçanti, u studiua efekti i polifenoleve të vajit të ullirit në faktorin e rritjes nervore (NGF) dhe në faktorin neurotrofik të trurit (BDNF). Këto neurotrofina luajnë një rol kyç në zhvillimin, mbijetesën dhe rritjen e qelizave nervore. In vivo, vaji i ullirit është vënë re se rrit si përqendrimet e NGF-së, ashtu edhe të BDNF-së në zonat kyçe të SNQ-së për kujtesën dhe të mësuarin, si sistemi limbik dhe bulbat olfaktore, por gjithashtu rrit shprehjen e receptorëve të caktuar për këto neurotrofina.

Diçka që nuk duhet nënvlerësuar është bio disponueshmëria e këtyre përbërjeve.

Për këtë qëllim, na vjen në ndihmë një studim i vitit 2013 nga de Bock M1, Thorstensen EB që kanë studiuar thithjen e hidroksitrosolit dhe oleuropeinës, duke nisur nga zgjidhje ose kapsula të forta. Duke analizuar përqendrimet e plazmës, është vërejtur se hidroksitrosoli është molekula e parë që do të metabolizohet dhe ekskretohet nëpërmjet urinës nga trupi ynë, ndërsa oleuropeina ka një kulm plazmatik më të lartë nëse merret në solucion, ndërkohë që diferenca midis tretësirës dhe kapsulave nuk është e rëndësishme për hidroksitrosolin.
Çuditërisht, është vënë re një dallim gjinor: te meshkujt, bio disponueshmëria e hidroksitrosolit është më e madhe se te gratë. Pavarësisht kësaj, autorët konkludojnë se, sidoqoftë, marrja e përgatitjeve me bazë hidroksitrosoli dhe/ose oleoeuropeine, do të bënte të mundur vërtet hyrjen në qarkullim të këtyre molekulave.
 
Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi

Burime:
Interazioni tra erbe, alimenti e farmaci, F. Firenzuoli
Therapie. 1999 Nov-Dec;54(6):717-23.
Food Res Int. 2018 Mar;105:654-667. doi: 10.1016/j.foodres.2017.11.053. Epub 2017 Nov 21.
Curr Drug Targets. 2017;18(13):1477-1486. doi: 10.2174/1389450117666161005150650.
J Nutr Biochem. 2015 Apr;26(4):360-8. doi: 10.1016/j.jnutbio.2014.11.011. Epub 2014 Dec 30.
Nutrition. 2013 Apr;29(4):681-7. doi: 10.1016/j.nut.2012.11.007.
Mol Nutr Food Res. 2013 Nov;57(11):2079-85. doi: 10.1002/mnfr.201200795. Epub 2013 Jun 14.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC