Fitoterapi

jan42017

Substanca antikancerogjene në farat e finokut

"Me literaturën në dispozicion dhe kërkimet origjinale mundëm të dokumentonim që edhe çaji i thjeshtë i farave të finokut përmban substanca të shumta të cilat në mënyrë sinergjike mund të ndihmojnë në luftën kundër shfaqjes së tumoreve", shprehet Fabio Firenzuoli, drejtor i Qendrës së mjekësisë ndërvepruese në Careggi. "Kryesisht është fjala për polifenole që inhibojnë kancerogjenezën dhe favorizojnë apoptozën, pra vdekjen e programuar të qelizave tashmë të degjeneruara. 

Thelbi i kërkimit të prezantuar në "European congress of integrative medicine",  është vërtetimi se mes polifenoleve të finokut është i pranishëm  EGCG (epigallocatechina-gallato), deri më tani i njohur si agjenti kryesor anti-kancerogjen i çajit jeshil. "Gjetja e këtyre substancave në finok është dyfish e rëndësishme, - vazhdon Firenzuoli, - për shkak të aktivitetit të tyre mbrojtës por edhe sepse bllokojnë sulfotransferazën, enzimën përgjegjëse për aktivizimin toksik të estragolit, substancë që ndodhet në sasi të vogla në vajin esencial të finokut dhe të borzilokut".

"Duket se bëhet fjalë për një rast të sinergjisë natyrale të pranishme në fitokompleksitetin e finokut, - shton Alfredo Vannacci,  kërkues pranë departamentit të Farmakologjisë në Universitetin e Firences. - Gjithashtu, vetë anetoli, përbërësi kryesor i vajit esencial të finokut, ka treguar në eksperimente të ndryshme veti reduktuese të përhapjes metastatike dhe mund të meritojë vëmendje edhe në studime të tjera klinike".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC