Fitoterapi

tet102015

Imunostimuluesit natyralë: alternativë apo plotësues të trajtimit me barna?

Vaksinat anti-grip dhe anti-pneumokok nuk e përjashtojnë përdorimin në të njëjtën kohë të ekstrakteve bimore me aktivitet imonostimulues
Vjeshta është afër dhe bashkë me uljet e temperaturave fillojnë problemet e para shëndetësore të stinës: bllokim hundësh, dhimbje fyti dhe epidemitë e gripit, të cilat nga fundi i vitit bëhen edhe më të rënda. Për personat më në rrezik këshillohet përdorimi i vaksinës anti-grip ose anti-pneumokok, por janë të shumtë ata që vazhdojnë të kërkojnë te homeopatia apo fitoterapia një rrugë alternative vaksinimi.

Terapitë konvencionale jo gjithmonë i përjashtojnë ato alternative. Ekzistojnë p.sh. ekstrakte bimore me veprim imunostimulues që mund të kenë një efikasitet më të madh nëse asociohen me barnat sintetike. Në një studim të kohëve të fundit është testuar p.sh. efikasiteti dhe siguria e disa polisakarideve që gjenden në llojin halor Larix, të njohura si arabinogalaktane.
Të marra njëkohësisht me vaksinën e pneumokokut, këto polisakaride kanë treguar një profil të lartë sigurie dhe efikasiteti në aktivitetet imunostimuluese.  Arabinogalaktanet e Larice-s (AL) janë polisakaride me peshë të lartë molekulare, të tretshme në ujë dhe që përmbajnë një njësi të D-galaktozës dhe L-Arabinozës. Pasi gëlltiten ndërveprojnë me mukinën (substancën glikoproteinike) që vesh mukozën gastroenterike duke aktivizuar kështu sistemin imunitar.

Arabinogalaktanet janë të pranishme edhe në bimë të tjera imunostimuluese si Echinacea purpurea, Curcuma longa dhe kërpudha mjekësore Ganoderma lucidum. Në veçanti ato kanë treguar se stimulojnë citostaticitetin e qelizave nëpërmjet prodhimit të interferonit gamma (molekula proteinike) dhe frenojnë metastazën e qelizave tumorale në mëlçi.
Në një studim të kontrolluar me placebo janë vlerësuar efektet imuno-stimuluese të një preparati me arabinogalaktane (1.5 g/ditë) vetëm dhe në kombinim me përgatitje të ndryshme të Echinacea-s.

Shtimi i përqendrimit të një përbërësi të quajtur "properdine" tregonte stimulimin e sistemit imunitar dhe aktiviteteve biologjike si: lizën e qelizës, osponizmin, fagocitozën, kemiotaksinë e leukociteve, aktivizimin e neutrofileve dhe monociteve.
Arabinogalaktanet konsiderohen edhe si një burim i mirë për fibrat ushqimore, duke përmirësuar shëndetin e disa shtameve të mikroflorës intestinale, si Bifidobacterium, i Lactobacillus acidophilus dhe Enterobacteriaceae


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC