Fitoterapi

pri62015

Kurkuma, roli i farmacistit në përgatitjen e fitoterapikut të fuqishëm

Kurkuma është një bimë barishtore shumëvjeçare e cila arrin deri në 1 m lartësi. Nuk kultivohet kudo, por vetëm në ato zona ku temperaturat variojnë nga 15° C deri në 25° C dhe me reshje të dendura shiu. Cilësitë mjekësore të kurkumës janë të njohura në Lindjen e Largët prej shekujsh, prodhohet kryesisht në Indi dhe është një prej erëzave më të njohura në mbarë botën.

Ka përbërës të shumtë fitoterapikë, ndërsa ngjyra e saj e artë i dedikohet kurkuminoidëve dhe në veçanti kurkuminës (CUR), një molekulë poliedrike. Është në gjendje të ndërveprojë me tragete të ndryshme biologjike, duke pasur veti anti-oksidante, anti-bakteriale, anti-inflamatore, anti-virale, hipoglicemike, përtharëse dhe ka treguar efikasitet në sëmundje të ndryshme kronike si psoriasis, sëmundjet inflamatore intestinale, artritin reumatoid, sklerozën multiple dhe diabetin. E vetme, por edhe në bashkëpunim me agjentë të tjerë terapeutikë, kurkumina ofron një terapi potenciale edhe kundër disa formave tumoriale.

Edhe pse i njihet siguria, përdorimi klinik i saj është i kufizuar për shkak të bio-disponueshërisë të ulët: tretet me vështirësi në ujë, ka pėrshkueshmëri të vogël në zorrë dhe një veprim intensiv në mëlçi. Për të tejkaluar këto kufizime janë projektuar strategji të ndryshme farmako-kinetike. Të tilla janë të ashtuquajturat "bioenancher" - molekula me origjinë natyrale që veprojnë si nxitëse të përthithshmërisë së kurkuminës në zorrë. Molekulat që e kanë këtë meritë janë piperina, kuercitina, gjenisteina, terpeneoli, EGCG i çajit jeshil dhe resveratroli. Veçanërisht duhet përmendur roli i piperinës, alkaloidi i nxjerrë nga piperi i zi, që kur i shtohet në doza të vogla kurkuminës, e rrit biodisponueshmërinë me 20 herë pa kërkuar metoda të shtrenjta përgatitjeje. Në farmaci mund të përgatiten ekstrakte të thata të kurkumës dhe piperit të zi, pra kurkuminës dhe piperinës. Për 2 gr Cur janë të nevojshme vetëm 20mg piperinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC