Fitoterapi

dhj42014

Dietat hiper-proteinike favorizojnë rënien në peshë

Suksesi i shumë dietave qëndron te aftësia e tyre për të nxitur ndjesinë e ngopjes. Të tilla janë dietat hiper-proteinike, edhe pse jo të gjithë ekspertët janë të bindur për efektivitetin e tyre. Megjithatë është dëshmuar se një rritje e kuotës së proteinave  në trup ndihmon në humbjen në peshë. Një nga strategjitë dietike që përdoret edhe në rastet e obezitetit, bazohet pikërisht në provën se një rritje modeste në përqindjen e proteinave mund të përmirësojë formën trupore, të lehtësojë humbjen e yndyrnave dhe të favorizojë mbajtjen e qëndrueshme të peshës së arritur. Shumë studime pohojnë se proteinat ofrojnë një ndjenjë më të madhe ngopjeje sesa karbohidratet dhe lipidet (me të njëjtën ngarkesë energjike), ndonëse nuk ka prova të mjaftueshme për t'ia mveshur këtë efekt një burimi specifik proteinik, qoftë me prejardhje shtazore apo bimore. Rezultatet pozitive të ardhura nga një konsum më i lartë proteinash, favorizohen nga mekanizmat rregullatorë të hormoneve gastrointestinale, të tilla si kolecistokinina dhe GLP-1 (Glukagon- like peptide 1) dhe nga rritja e termogjenezës apo ngrohtësisë së prodhuar nga trupi: proteinat kërkojnë një punë të madhe në mënyrë që të treten plotësisht dhe kësisoj rritin harxhimin e energjisë trupore. Te disa individë, një konsum më i lartë i proteinave është në gjendje të favorizojë efektin stimulues të masës muskulore (duke favorizuar ruajtjen e masës së vogël të trupit), dhe të përmirësojë profilin metabolik në përgjithësi. Në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë shumë kompani po i zëvendësojnë produktet me bazë karbohidratesh me produkte me përqindje të lartë proteinash. Në një dietë të ekuilibruar, marrja e proteinave nga një individ i rritur duhet të jetë e barabartë me 0.83g/kg të peshës trupore në ditë. Në Evropë megjithatë, konsumohen rregullisht vlera proteinike deri në dyfish më të larta në krahasim me ato të këshilluara në kontekstin e dietave të shëndetshme, që duhet të jenë gjithmonë të personalizuara dhe të kontrolluara nga mjeku. Mish, peshk, vezë, qumësht dhe derivate të tij janë ushqimet me origjinë shtazore, më të pasurat me proteina. Ato konsiderohen një burim optimal i aminoacideve esenciale, ndryshe nga burimet vegjetale (gruri dhe derivatet e tij, bishtajoret) që kanë mangësi të këtyre vlerave.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC