Fitoterapi

nën172014

Speci djegës nga analgjezik në trajtimin e obezitetit

Speci djegës ka hyrë në traditat mjekësore të shumë vendeve. Veprimi farmakologjik kryesor i tij është analgjezia, e gjeneruar nga lidhja mes kapsaicinoideve dhe receptorit të dhimbjeve, TRPV1. Së fundi një studim ka shqyrtuar edhe vetitë e tij kundra obezitetit. 
Speci djegës (gen. Capsicum) është një bimë indigjene nga Amerika Qendrore. Aktualisht kultivohet në terrene të buta të planetit. Capsicum përfshin rreth 35 lloje të njohura, ku vetëm 5 prej tyre janë të zbutura. Mes tyre spikat C. Annum, lloji më i kultivuar dhe i përdorur në botë. Speci djegës nuk konsumohet vetëm në kuzhinë, por gjithashtu ka hyrë edhe në traditat mjekësore të shumë vendeve. Përbërësit që krijojnë shijen djegëse janë alkaloidet e quajtura kapsaicinoide (Cap), të cilat janë edhe përgjegjëset kryesore të efekteve farmakologjike të specit djegës. Ato lidhen me receptorin TRPV1 në organizmin e njeriut, i gjendur së pari te neuronet e dhimbjes të shpërndara nëpër tru, por edhe në fshikëz, veshka, zorrë dhe lëkurë. Lidhja midis Cap dhe TRPV1 rrit nivelin e kalciumit brendaqelizor, duke shkaktuar lirimin e neuropeptideve tilla si substancat P dhe peptidin e lidhur me gjenin e kalciumit (CGRP). Ky mekanizëm prodhon së pari dhimbje, inflamacion, dhe një ndjesi nxehtësie të lokalizuar. Më pas gjenerohet një përgjigje analgjezike nga desensibilizimi i neuroneve shqisore të shkaktuara nga shterimi i substancës P. Efektet e Cap në sistemin nervor nuk janë megjithatë, vetëm të tipit analgjezik. Nga një numër  i caktuar studimesh, duket se ato marrin pjesë edhe në lirimin e substancave somatostatinë dhe endotelinë. Në sajë të këtyre vetive, kapsaicinoidet përdoren në kremra për trajtimin e sindromave të dhimbshme kronike si psh nevralgjia post-herpetike, dhimbjet muskulore, neuropatia diabetike, osteoartriti dhe artriti reumatoid.
Ato aplikohen gjithashtu për trajtimin e dhimbjeve nga skuqjet e lëkurës, në psoriasis, mastektomi, dhe problemet e fshikëzës. Cap-et gjithashtu kanë veprimtari mbrojtëse në mukozën gastrike me një efekt të kundërt të varësisë ndaj dozave dhe po ashtu mund të përmirësojnë metabolizmin duke rritur sekretimin e katekolaminës nga lënda medulare e mbiveshkores në përgjigje të aktivizimit simpatik.
Këto rezultate kanë kontribuuar në mbështetjen e studimeve të shumta në lidhje me efektin e kapsaicinoideve në trajtimin e obezitetit. Një meta-analizë e kohëve të fundit ka treguar se marrja e një doze minimale prej 2 mg Cap para një vakti redukton konsumin e energjisë ad libitum me 309.9kJ (p <0,001) gjatë vaktit. Megjithatë për shkak të heterogjenisë së studimeve, priten të dhëna të mëtejshme konfirmuese.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC