Fitoterapi

kor162014

Fitoterapia dhe sistemi imunitar, midis miteve dhe evidencave

Kur bëhet fjalë për të forcuar sistemin imunitar është e natyrshme të mendosh për trajtues fitoterapeutikë, por realisht jo të gjitha ekstraktet e njohura kanë rezultuar me të vërtetë efektive në praktikat klinike. Echinacea për shembull nuk është më në krye të listës.

Tashmë është e ditur se fitoterapia mund të perforcojë sistemin imunitar por jo gjithmonë sipas pritshmërive. Echinacea është akoma e vërtetë, e sigurtë dhe efektive? Cochrane dhe Emea i këshillojnë si profilaksi dhe në trajtimet afatshkurtra të ftohjes. Megjithatë duket sikur vetëm lloji purpurea dhe lëngu i përftuar nga pjesët ajrore stimulojnë sistemin imunitar jo specifik (fagocitoza nga makrofagët, aktiviteti i natural killer). Kjo do të thotë që shumë ekstrakte të Echinacea në treg janë jo efektivë. Nëse marrim në konsideratë rrezikun e toksifikimit kutan dhe respirator shkaktuar nga lattoni sesquiterpenici dhe aktivitetin ndaj citokromit 3A (një sistem endogjen që metabolizon barna të ndryshme), do pyesnim veten nëse ja vlen ta perdorim atë. E sigurtë dhe efektive është rrënja e Astragalus membranaceus, konsideruar si një ndër tonikët më të rëndësishëm të mjeksisë tradicionale kineze. Fraksion i saj polisakaridik ka treguar që mund të rritë në kushte in vitro qelizat staminale në palcën e kockave dhe në indin limfatik; gjithashtu nxit zhvillimin e qelizave imunitare aktive. Duket se është në gjendje dhe të stimulojë prodhimin e antitrupave dhe makrofagëve, të aktivizojë linfocitet T dhe natural killer. Megjithatë efektet më të rëndësishme të vërejtura u atribuohen aktivitetit mbrojtës kundrejt disa organeve vitale përfshirë ketu zemrën, veshkat, mëlçinë dhe indet parenkimale. Edhe për Astragalo-n ekziston një potencial ndërveprimi farmakologjik që shfrytëzohet pozitivisht në klinikë për të reduktuar efektet anësore të kimioterapisë dhe radioterapisë. Farmacisti mund të përdorë dy llojet e ekstrakteve të thatë të Astragalo-s, të titruar respektivisht në 16% dhe 70% në polisakaride. Në vëmëndjen e studiuesve janë 2 kepurdha kineze, Reishi (Ganoderma lucidum) dhe Shiitake (Lentinus edodes). Nga trupat e tyre fruktoz janë nxjerrë ekstraktet e beta-glukanit, disa polisakaride eterogjenë aktivë si ndaj sistemit imunitar specifik ashtu edhe në atë jo specifik. Interesant është dhe potenciali antitumoral i marrë in vitro nga fraksionet triterpenike nga Reishi (ac. ganoderico). Meqënëse bëhet fjalë për ekstrakte me rrezik të lartë kontaminimi, këshillohet të shihet me kujdes besueshmëria ndaj furnizuesit. Për farmacitë janë të disponueshme ekstrakte të thatë të titruar në 30% në polisakaride.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC