Farmaci

pri282023

Nivelet e vitaminës D ndikojnë në përgjigjen ndaj imunoterapisë

Një studim i publikuar në "Cancer" tregon se për pacientët me kancer të avancuar të lëkurës që trajtohen me inhibitorë të checkpoint-it imunitar, është e rëndësishme që vitamina D të jetë në nivele normale.

"Vitamina D ka shumë efekte në organizëm, ndër to është edhe rregullimi i sistemit imunitar. Për të kuptuar nëse nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë në efektivitetin e inhibitorëve të checkpoint-it imunitar, ne analizuam gjakun e 200 pacientëve me melanomë të avancuar si para ashtu edhe çdo 12 javë gjatë trajtimit me imunoterapi", shpjegon autori kryesor i studimit Lukasz Galus nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Poznanit në Poloni.

Studiuesit morën shkas nga literatura ekzistuese, sipas së cilës mekanizmi i mundshëm i ndikimit të vitaminës D në efikasitetin e terapisë ka shumë mundësi të lidhet me sasinë dhe aktivitetin e limfociteve infiltruese të tumorit. Edhe pse, ekzistojnë disa të dhëna që tregojnë efektin e vitaminës D në qelizat që rregullojnë aktivitetin e limfociteve CD8.

Ekipi hulumtues vëzhgoi një shkallë të favorshme përgjigjeje ndaj inhibitorëve të checkpoint-it imunitar në 56.0% të pacientëve në grupin me nivele normale të vitaminës D ose me nivele normale të arritura nëpërmjet integrimit të vitaminës D, krahasuar me 36.2% në grupin me nivele të ulëta të vitaminës D pa integrim.

U vune re gjithashtu dallime midis grupeve për mbijetesën pa progresion, e cila ishte 11.25 muaj te pacientët me nivele normale të vitaminës D dhe 5.75 muaj te të tjerët. Autorët theksojnë se vitamina D në vetvete nuk është një medikament antikancerogjen, por se rezultatet e tyre mbështesin faktin se vlerat normale të kësaj vitamine janë të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, dhe për rrjedhojë për reagimin imunitar që ndikojnë medikamentet antikancerogjene si inhibitorët të checkpoint-it imunitar.

"Sipas mendimit tonë, pas një konfirmimi të nevojshëm të rezultateve tona me një studim me përzgjedhje rastësore, vlerësimi i niveleve të vitaminës D dhe integrimi i saj mund të konsiderohen variabla të rëndësishëm për menaxhimin e melanomës", përfundojnë studiuesit.

 

Cancer 2023. Doi: 10.1002/cncr.34718
https://doi.org/10.1002/cncr.34718


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC