Farmaci

gus302022

Antivirali që ul rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me 79%

Sipas një studimi të ri të publikuar në New England Journal of Medicine, ekziston një antiviral që duket se zvogëlon rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me 79% dhe me 73% shtrimet në spital te pacientët mbi 65 vjeç.

Antivirali Paxlovid, një kombinim i barnave nirmatrelvir dhe ritonavir, ka marrë autorizimin për përdorimin dhe trajtimin anti-Covid-19 te pacientët që janë në rrezik të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjes.

Hulumtimi, i konsideruar si një nga studimet më të thelluara publike deri më tani mbi funksionimin e Paxlovid, analizoi informacionin nga të dhënat elektronike shëndetësore të pacientëve të shëruar në Clalit Health Services, organizata shëndetësore që mbulon afërsisht 52% të popullsisë izraelite mbi 40 vjeç në Tel Aviv për periudhën 9 janar-31 mars 2022, kur varianti dominues në Izrael ishte Omicroni.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 1.1 milion pacientë u infektuan nga Covid-19, 109,000 pacientë u konsideruan në rrezik dhe 3,900 pacientë morën medikamentin.

"Rezultatet e studimit tregojnë pa dyshim se trajtimi me Paxlovid redukton ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes nga COVID-19", tha autori kryesor i studimit Doron Netzer, duke komentuar të dhënat e vëzhguara.

Shkalla e shtrimit në spital për individët mbi 65 vjeç ra me 73% nga 58.9 raste për ata që nuk morën Paxlovid në 14.7 në mesin e të trajtuarve.

Në mesin e njerëzve mbi 65 vjeç, 2,484 pacientë u diagnostikuan me Covid-19, krahasuar me 158 nga 40,337 pacientë të patrajtuar me Paxlovid.

Ndërmjet moshës 40-64 vjeç, vdekja nga COVID-19 u konfirmua në 1,418 pacientë të trajtuar me Paxlovid, krahasuar me 16 nga 65,015 pacientë të patrajtuar me këtë medikament.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC