Farmaci

kor72022

Zbulohet një enzimë kyçe me efekte të mundshme terapeutike

Në një studim të botuar në Nature, endokrinologët nga Beth Israel Deaconess Medical Center (BIDMC) në Boston kanë identifikuar një enzimë kyçe në sintezën e një klase të re lipidesh të quajtur Fatty Acyl Esters of Hydroxy Fatty Acid  (FAHFA) të prodhuar në indet njerëzore me efekte të dobishme mbi ndjeshmërinë ndaj insulinës, kontrollin e glicemisë dhe parametra të tjerë që lidhen me metabolizmin.

"Ne kemi treguar se FAHFA-t mbrojnë qelizat beta nga sulmi imunitar dhe stresi metabolik dhe zbulimi ynë është një zbulim i madh, sepse për herë të parë ne e dimë se si ky lloj lipidi prodhohet në indet e gjitarëve. Dhe rritja e niveleve te tyre mund të jetë e dobishme për diabetin e tipit 1 dhe tipit 2", thotë Barbara Kahn, bashkautore e artikullit.

Në vitin 2014, Kahni, në bashkëpunim me Alan Saghatelian (Salk Institute), zbuluan klasën e lipideve FAHFA të panjohura, duke zbuluar se nivelet e FAHFA-ve te njerëzit janë të lidhura me ndjeshmërinë ndaj insulinës. Por kjo nuk është e gjitha: FAHFA-t përmirësojnë kontrollin e glukozës në gjak te minjtë diabetikë obezë, të cilët janë një model i diabetit të tipit 2 dhe reduktojnë përgjigjet imune proinflamatore që rezultojnë në një incidencë më të ulët të diabetit të tipit 1 te minjtë.

Këto lipide të mira mbrojnë gjithashtu qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinë nga sulmi i qelizave imune dhe stresi qelizor. Për më tepër, nivelet e FAHFA-ve janë të ulëta në serumin dhe indet dhjamore të individëve në rrezik për diabetin e tipit 2 ose sëmundjeve të dukshme. Dhe studimi në Nature shkon një hap më tej: Kahn dhe Saghatelian zbuluan se një enzimë e quajtur lipaza e triglicerideve dhjamore (ATGL) është enzima kryesore biosintetike e FAHFA-ve në indin dhjamor.

"Studime të mëtejshme do të vlerësojnë rolin e ATGL-së në indet e tjera dhe nëse enzimat shtesë ndihmojnë në sintetizimin e FAHFA-ve", thotë Kahn, duke shpjeguar se zbulimi i ri mund të jetë i dobishëm për rritjen e niveleve të FAHFA-ve duke parandaluar shfaqjen e diabetit të tipit 1 te njerëzit e rrezikuar. Dhe sipas ekspertit, të kuptuarit e rregullimit të ATGL-së mund të çojë në strategji për të rritur përqendrimin e FAHFA-ve në sëmundjet metabolike me imunitet të ndërmjetësuar.

 

Nature 2022. Doi: 10.1038/s41586-022-04787-x
https://doi.org/10.1038/s41586-022-04787-x


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC