Farmaci

kor52022

Një medikament i ri mund të bllokojë riprodhimin e virusit respirator sincicial

Sipas një studimi të botuar në Science Advances, antivirali oral AVG-388, i cili vepron në një pjesë kyçe të polimerazës së virusit respirator sincicial (RSV), mund të pengojë aktivitetin e polimerazës së ARN-së virale dhe si rrjedhojë, edhe sintezën e materialit gjenetik viral.

"RSV-ja është një ndër shkaktarët kryesorë të infeksioneve të traktit të poshtëm të frymëmarrjes te të sapolindurit dhe tek individët me imunitet të komprometuar, por ende nuk ka një terapi efektive për ta luftuar atë", thotë autori kryesor i studimit Richard Plemper (Instituti i Shkencave Biomjekësore, Xhorxhia).

Në vitin 2015, virusi ka shkaktuar afërsisht 33.1 milionë raste në mbarë botën, që kanë rezultuar në 3.2 milionë shtrime në spital dhe në 59,800 vdekje. Gjetja e barnave efektive për të luftuar RSV-në është e komplikuar, pasi, përmes mutacioneve, virusi u ka shpëtuar shumë klasave të kandidatëve që mendohej se e pengonin atë të hynte në qeliza. Për të kapërcyer këtë problem, përpjekjet e fundit për zhvillimin e barnave janë përqendruar në kompleksin e ARN polimerazës virale, të varur nga ARN-ja e RSV-së duke pasur parasysh dritaren e mundshme më të gjerë të mundësisë për të luftuar virusin gjatë replikimit dhe transkriptimit të gjenomit viral.

Studiuesit identifikuan klasën AVG të frenuesve të sintezës së ARN-së së RSV-së dhe, nëpërmjet optimizimit kimik, zhvilluan kandidatin klinik AVG-388, i cili është efektiv në formë  orale kundër RSV-së në modelet e infeksionit të kafshëve. Ekspertët demonstruan gjithashtu aktivitet të fuqishëm antiviral në organoidet e kultivuara të epitelit të rrugëve të frymëmarrjes njerëzore. Ekipi hulumtues më pas studioi efektin e trajtimit në replikimin e virusit në doza të ndryshme orale që synonin të parandalonin ose kuronin sëmundjen dhe tregoi se trajtimi reduktoi ngarkesën virale me disa renditje të madhësisë në modele të ndryshme sëmundjesh. "Gjetjet tona hedhin themelin për zhvillimin formal të klasës AVG dhe identifikimin e udhëzuar nga struktura të barnave të lidhura me vendet e synuara të mbivendosura, por me profile të dallueshme të rezistencës", përfundon Plemperi.

 

Science Advances 2022. Doi: 10.1126/sciadv.abo2236
http://doi.org/10.1126/sciadv.abo2236


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC