Farmaci

qer212022

Acidet yndyrore omega-3 mund të reduktojnë rrezikun e hipertensionit. Të dhëna të reja nga kardiologët

Sipas një rishikimi sistematik të literaturës, të botuar në Journal of the American Heart Association, marrja e 3 gram acide yndyrore omega-3 në ditë, në formë ushqimi ose suplementi, ndihmon në uljen e presionit të gjakut ndërmjet 4 dhe 2 mm Hg. Provat në rritje sugjerojnë se marrja në doza më të larta e acideve yndyrore omega-3 (që gjenden te ushqimet e detit, salmoni, toni, sardelet, trofta, harenga ose në formën e suplementeve) mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hipertensionit dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare te individët me rrezik të lartë. Por, e gjithë doza optimale ditore për të arritur këtë përfitim është ende paqartë.

Përfitimet për subjektet me hipertension

Duke analizuar të dhënat nga 71 prova klinike të publikuara në periudhën 1987-2020, studiuesit ekzaminuan lidhjen midis DHA dhe EPA - individualisht dhe të kombinuara - dhe presionit të gjakut në gati 5000 të rritur me dhe pa çrregullime të hipertensionit ose kolesterolit. Pjesëmarrësit e studimit, nga e gjithë bota, ishin ndërmjet moshës 22-86 vjeç dhe konsumuan acide yndyrore omega-3 përmes dietës së tyre dhe/ose suplementeve të përshkruara për një mesatare prej 10 javësh.
Në përgjithësi, analiza tregoi se individët që konsumuan 2-3 gram në ditë një kombinim të dy acideve yndyrore omega-3 kishin një ulje mesatare të presionit të gjakut sistolik dhe diastolik prej 2 mmHg, krahasuar me ata që nuk konsumuan EPA dhe DHA. Për më tepër, hulumtimet treguan se individët me hipertension përfituan edhe më shumë nga konsumimi i omega-3, me një reduktim mesatar të presionit të gjakut sistolik prej 4.5 mmHg. "Studimi ynë mbështet udhëzimet e FDA-së se acidet yndyrore omega-3, EPA dhe DHA, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke ulur presionin e lartë të gjakut, veçanërisht te individët e diagnostikuar me hipertension. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar dhe vërtetuar edhe më shumë këto gjetje", tha Li, autori kryesor i studimit, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Macau, Kinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC