Farmaci

qer92022

Kombinimi i salbutamolit dhe budesonidit redukton rrezikun e krizave të astmës

Një studim i ri, i botuar në New England Journal of Medicine, i kryer nga një ekip ndërkombëtar studiuesish te pacientët me astmë, tregoi se një kombinim i salbutamolit dhe budesonidit redukton me 25% mundësinë për të pësuar një krizë astme. Në rastet kur simptomat e astmës përkeqësohen, pacientët zakonisht mbështeten në terapinë e shpëtimit me beta2-agonistë me veprim të shkurtër (SABA), por medikamente të tilla nuk e trajtojnë inflamacionin e përkeqësuar, i cili shpesh i rrezikon pacientët për përkeqësime të rënda të kësaj patologjie.

Një studim ndërkombëtar me përzgjedhje rastësore përfshiu më shumë se 3000 pacientë me astmë nga 295 qendra në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Amerikën e Jugut për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e një kombinimi të salbutamolit dhe budesonidit, krahasuar me salbutamolin e pashoqëruar, si medikament shpëtimi për pacientët me astmë të moderuar deri në të rëndë dhe të pakontrolluar. Të rriturit dhe adoleshentët (mbi 12 vjeç) u caktuan në mënyrë rastësore me raport 1: 1: 1 në një nga tre grupet e studimit:

- një kombinim me dozë fikse prej 180 mg salbutamol dhe 160 mg budesonide,
- një kombinim me dozë fikse prej 180 mg salbutamol dhe 80 mg budesonide,
-180 mikrog salbutamol i pashoqëruar

Kombinimi përmirëson funksionin pulmonar dhe redukton sulmet e astmës

Rezultatet e provës klinike, të quajtur MANDALA, tregojnë se një kombinim i salbutamolit me kortikosteroid budesonidin redukton numrin e episodeve të papritura të gulçimit, frymëmarrjes dhe kollitjes te pacientët. Në veçanti, salbutamoli relakson muskujt e lëmuar, ndërsa budesonidi redukton ënjtjen dhe irritimin e rrugëve të frymëmarrjes. Konkretisht, studiuesit zbuluan se kombinimi i salbutamolit me një dozë më të lartë budesonidi redukton rrezikun e një krize astme me 27% për një periudhe të shkurtër dhe me 24% për një periudhë më të gjatë kohe (1 vit).

Reduktimi i kortikosteroideve orale

"Ne kemi treguar se ky kombinim, përveç reduktimit të përkeqësimeve ka reduktuar përdorimin e kortikosteroideve orale me 33% pas një përkeqësimi. Kjo përfaqëson një ndryshim paradigme në trajtimin e astmës dhe ne besojmë se ky trajtim i kombinuar, i cili është i pari i në llojin e vet, do të bëhet pjesë e terapisë standarde", tha autori Reynold Panettieri Jr., Rutgers Robert Wood Johnson Medical School.

 

Dr. Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burimi:
N Engl J Med. 2022 May 15. doi: 10.1056/NEJMoa2203163


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC