Farmaci

maj112022

Avantazhet e monitorimeve elektronike të presionit të gjakut

Monitorimi i rregullt i presionit të gjakut është i rëndësishëm për diagnostikimin e duhur dhe për parandalimin e ndonjë problemi të mundshëm shëndetësor. Nëse jeni diagnostikuar me hipertension ose dëshironi të monitoroni shëndetin tuaj, një monitorim i presionit të gjakut në shtëpi do të ishte shumë i dobishëm për ju.
Testimi në shtëpi do t'ju ndihmonte për ta monitoruar rregullisht presionin e gjakut në një mjedis të njohur dhe kjo është mënyra më e sigurt për të vërtetuar që trajtimi juaj po funksionon. Edhe vetë mjekët e këshillojnë monitorimin e presionit të gjakut në shtëpi. Nëpërmjet matjeve të rregullta në shtëpi, mjekët mund të vendosin nëse trajtimi që ata kanë përshkruar është i duhuri ose nëse ju duhet të rregulloni dozën dhe barnat tuaja.

Ekziston edhe një faktor tjetër që inkurajon testimin e gjakut në shtëpi. Disa njerëz pësojnë rritje të presionit të gjakut të shkaktuar nga ankthi gjatë vizitës te mjeku (hipertensioni nga manteli i bardhë), i ashtuquajturi hipertension i fshehur - presion i gjakut normal kur matet, por që rritet jashtë dhomës së mjekut.
Monitorimi i presionit të gjakut në shtëpi është shumë i lehtë. Aparatet e presionit të gjakut janë në dispozicion në secilën farmaci dhe e vetmja gjë që duhet të dini para se të filloni të monitoroni presionin tuaj të gjakut është se si të zgjidhni pajisjen e përshtatshme për ju.


Aparatet e presionit të gjakut mund të ndahen në mekanike dhe elektronike

Për përdorimin e pajisjeve mekanike nevojitet më shumë vëmendje dhe eksperiencë dhe ato nuk rekomandohet të përdoren vetëm. Në to, nevojitet të frysh dhe lëshosh manshetën në mënyrë manuale, duke monitoruar shigjetën dhe për të kapur gjithashtu pulsin. Të gjitha këto aktivitete kërkojnë vëmendje dhe saktësi maksimale, pra, probabiliteti për të qenë matje e gabuar, është shumë i lartë. Këto pajisje nuk janë të përshtatshme për njerëzit në moshë dhe për njerëzit me dëgjim të dëmtuar, duke qenë se ata e kanë të vështirë t'i monitorojnë rrahjet e zemrës me një stetoskop.
Aparatet elektronike të presionit të gjakut kanë një manshetë dhe një monitor dixhital. Mansheta vendoset në dorë, shtypet butoni në monitor dhe pajisja fillon ta mbushë manshetën me ajrin e nevojshëm. Rezultati i presionit të gjakut shfaqet automatikisht në një ekran: presioni sistolik, diastolik dhe rrahjet e zemrës.
Pajisjet elektronike janë të lehta për përdorim dhe kanë avantazhe të mëdha.

Le të shikojmë se cilat janë:


1. Procesi i matjes është gati automatik

Gjithë çfarë duhet të bëni kur e matni presionin e gjakut me një pajisje elektronike është që të vendosni në mënyrë të duhur manshetën në krahun tuaj, të relaksoni trupin dhe të vendosni dorën tuaj në nivelin e zemrës. Pasi e shtypni butonin, mansheta do të fryhet për të bërë matjen dhe pastaj ajri do të lëshohet automatikisht. Ju do të shikoni rezultatin final në ekran dhe nëse pajisja vendos që rezultati është i pasaktë, në ekran do të shfaqet një mesazh se matja është e gabuar (error). Pastaj,  duhet të ripërsëritni matjen.
Siç mund ta shikoni, nuk ju nevojitet ndonjë aftësi speciale dhe nuk duhet të keni eksperiencë ose të shqetësoheni se keni ngatërruar diçka. Pajisjet elektronike janë shumë të përshtatshme për përdorim nga të moshuarit.

 



2. Ju mund të zgjidhni nga variante të ndryshme
Aparatet elektronike të presionit të gjakut vijnë në dy versione kryesore: një manshetë që vendoset në krah dhe një manshetë që vendoset te nyja e dorës. Në varësi të stilit të jetesës dhe preferencave tuaja, ju mund të zgjidhni njërin nga dy modelet. Për shembull, mansheta që vendoset në nyjën e dorës është e lehtë dhe kompakte; ju mund ta merrni kudo me vete dhe në mënyrë diskrete të matni presionin tuaj të gjakut kur ju duhet.

 

3. Ato kanë shumë veçori të vlefshme

  Aparatet elektronike të presionit të gjakut kanë shumë funksione të ndryshme dhe të vlefshme. Përveç matjes së presionit të gjakut të lartë dhe të ulët, ato do të shfaqin se cilës kategorie të rrezikut i përkisni, do të llogarisin mesataren tuaj ose do të ruajnë informacionin për më shumë përdorues. Monitorët elektronikë të presionit të gjakut ofrojnë gjithashtu funksion shtesë, duke shfaqur aritminë. SENDO ADVANCE 3, falë funksionit të tij të ri HIRA, e zbulon dhe analizon praninë e një rrahjeje zemre aritmike dhe e ruan atë informacion në pajisje. Pas një numri të caktuar matjesh, aparati tregon se në ç'nivel të rrezikut gjendeni. SENDO ADVANCE 3 ka një funksion të dobishëm që tregon gabimin në rast se e keni vendosur pajisjen keq, duke minimizuar mundësinë për një matje të pasaktë.


 

4. Kombinim i shpejtësisë, saktësisë dhe besueshmërisë

Ne tashmë e kemi thënë që aparatet elektronike të presionit të gjakut janë të lehta për përdorim dhe nuk duhet të keni eksperiencë dhe aftësi të veçanta. Falë kësaj, probabiliteti për të bërë një gabim në matje është i minimizuar dhe pajisjet vetë bëjnë matje shumë të saktë dhe rrallë shfaqin gabime. Edhe shpejtësia ka rëndësi dhe ju mund ta kontrolloni presionin e gjakut brenda 2-3 minutash me një pajisje elektronike. Dhe kur përdorimi i një pajisjeve është i shpejtë dhe i lehtë, atëherë ka shumë gjasa që matja e presionit të gjakut të kthehet në një rutinë ditore.


5. Ato kanë jetëgjatësi dhe garanci
Aparati i presionit të gjakut është një investim i mirë për shëndetin tuaj. Dhe, ju kur investoni është mirë të dini që po i jepni paratë tuaja për diçka që do t'ju shërbejë për një kohë të gjatë. Monitorët elektronikë të presionit të gjakut kanë jetëgjatësi dhe garanci.
Në konkluzion ne themi që aparatet elektronike të presionit të gjakut janë shumë të sakta, por para se të zgjidhni tuajin, sigurohuni që është i vërtetuar në mënyrë klinike. Zgjidhni një me funksione të lehta dhe një ekran që lexohet lehtësisht.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC