Farmaci

nën172021

Covid-19. Disa antidepresivë mund të reduktojnë vdekshmërinë

Dy studime të publikuara së fundmi mbështesin faktin se disa barna kundër depresionit dhe në veçanti, fluoksetina dhe fluvoksamina, mund të përdoren për të reduktuar ashpërsinë e COVID-19, duke ulur rrezikun e vdekjes. Studimi i parë, i publikuar në Jama Network Open dhe i drejtuar nga Tomiko Oskotsky (Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), analizoi një kampion prej 500,000 pacientësh. "Përdorimi i antidepresivëve mund të reduktojë nivelin e disa citokinave pro-inflamatore që mendohet se janë të përfshira në zhvillimin e formës së rëndë të COVID-19. Në studimet e fundit, është raportuar një lidhje midis përdorimit të antidepresivëve dhe uljes së vdekshmërisë te pacientët me COVID-19; kjo është arsyeja pse kemi dashur të shqyrtojmë këtë çështje", shpjegojnë autorët.

Nga popullsia e marrë në konsideratë, 84,000 njerëz rezultuan pozitivë për COVID dhe, nga këta, 3,401 u trajtuan me frenues selektivë të rikapjes së serotoninës (SSRI). Konkretisht, 470 vetë morën vetëm fluoksetinë, 481 fluoksetinë ose fluvoksaminë dhe 2,898, trajtuan SSRI të tjera. Ekspertët vunë në dukje se pacientët që merrnin fluoksetinë, patën një ulje prej 28% të rrezikut të vdekjes nga infeksioni SARS-CoV-2, krahasuar me ata që nuk përdornin asnjë antidepresiv. Rezultate të krahasueshme u morën edhe për fluvoksaminën, ndërsa për SSRI-të e tjera ulja nuk ishte statistikisht e rëndësishme. Studimi i dytë, i botuar në Lancet Global Health dhe i drejtuar nga Edward Mills (Universiteti McMaster në Hamilton, Kanada), studioi 741 pacientë që ishin caktuar të merrnin fluvoksaminë dhe 756, placebo. Përqindja e pacientëve të vëzhguar në një mjedis urgjence COVID-19 për më shumë se 6 orë, ose të transferuar në një spital terciar për shkak të COVID-19, ishte më e ulët në grupin e fluvoksaminës sesa në atë të placebos dhe në grupin e fluvoksaminës, ndodhën më pak vdekje sesa në grupin e placebos.

Rezultatet e këtyre studimeve mbështesin provat se SSRI-të mund të reduktojnë ashpërsinë e COVID-19 që reflektohet në reduktimin e rrezikut të vdekjes. Megjithatë, do të nevojiten më shumë kërkime dhe studime klinike me përzgjedhje rastësore, për të sqaruar efektin e SSRI-ve në përgjithësi dhe më konkretisht, të fluoksetinës dhe fluvoksaminës, mbi ashpërsinë e rezultateve të COVID-19.

 

JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.33090
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.33090 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC