Farmaci

tet122021

Flora intestinale mund të ndërveprojë me barnat. Ja, me cilat dhe në ç'mënyrë

Sipas një artikulli të botuar në Nature, intestini mund të shndërrohet në një kurth të vërtetë për efektivitetin e trajtimeve. Me fjalë të tjera, barnat mund të grumbullohen në bakteret intestinale, nga njëra anë duke ndryshuar florën bakteriale dhe nga ana tjetër, duke ndikuar në efektet e barnave. Në këtë kurth mund të bien barnat për diabetin, për astmë dhe shumë të tjera, përfshirë barnat kundër depresionit.

"Kjo do të shpjegonte pse disa barna dhe në radhë të parë antidepresivët, veprojnë te disa pacientë dhe jo te të tjerët. Kjo humbje e efikasitetit ndodh përmes dy mekanizmave, bioakumulimit dhe transformimit kimik të barnave nga mikroorganizmat", shpjegon bashkautori Kiran Patil (Laboratori Evropian i Biologjisë Molekulare (EMBL) në Heidelberg në Gjermani), i cili së bashku me kolegët e Njësisë së Toksikologjisë në Këshillin e Kërkimeve Mjekësore në Kembrixh, i përshkroi këto ndërveprime duke kultivuar 25 baktere të zakonshme intestinale dhe duke studiuar se si ato ndërveprojnë me 15 molekula të ndryshme medikamentesh, në një numër të përgjithshëm prej 375 testesh. "Duke vepruar kështu, ne vumë re praninë e 70 ndërveprimeve midis mikroorganizmave dhe barnave, 29 prej të cilave nuk dihen", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se më shumë se gjysma e ndërveprimeve të reja varen nga bioakumulimi, një mekanizëm në të cilin bakteret ruajnë barin brendaqelizor pa e modifikuar kimikisht, por duke ulur disponueshmërinë e tij për trupin. Anasjelltas, në raste të tjera, mekanizmi i përfshirë është biotransformimi, ose ndryshimi nga ana e barnave e funksionit dhe përbërjes së mikrobiomës intestinale, me pasoja, rrezikun e efekteve anësore.

Ndër barnat e grumbulluara në baktere janë antidepresivi duloxetine, antidiabetiku rosiglitazone, antiastmatiku montelukast dhe roflumilasti, i indikuar në sëmundjen pulmonare obstruktive kronike. Në disa raste, barnat grumbullohen nga një lloj bakterieje dhe në raste të tjera, modifikojnë mikrobiomën. Duloxetine, për shembull, vepron me të dy mekanizmat: duke e grumbulluar ndryshon produktet e lëshuara nga bakteret akumuluese me të cilat ushqehen bakteret e tjera. Këto të fundit rriten në numër duke prishur ekuilibrin e florës intestinale, me pasoja në metabolizimin e barnave.


Nature 597, 533-538 (2021). Doi: https://doi.org/10.1038/s41586-021-03891-8
https://www.nature.com/articles/s41586-021-03891-8


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC